Home Aktualitet 5 Nentori, data e Lumturimit te 38 martireve katolike

5 Nentori, data e Lumturimit te 38 martireve katolike

208
0

1468352953martiretDo të jetë 5 nëntori data kur do të kryhet Lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike të Shqipërisë‎, të cilët u arrestuan, torturuan dhe ekzekutuan gjatë regjimit komunist.

Ka qenë Imzot Angelo Massafra, Kreu i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë ai që ka bërë të ditur dhe datën e Lumturimit‎, pas meshës së mbajtur të martën në Katedralen “Nënë Tereza” në Vaun e Dejës.

Ceremonia do të zhvillohet në sheshin e Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër dhe do të udhëhiqet nga kardinali për Çështjen e Shenjtërve, Eminenca e tij Angelo Amato.

Në muajin prill, Papa Françesku firmosi dekretin për Lumturimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, duke i vendosur ata në krah të figurave më të shquara të katolicizmit në botë. Portretet e tyre u varën në bulevard gjatë vizitës së Atit të Shenjtë në Shqipëri rreth 2 vjet më parë.

Ndërkohë, Kisha Katolike Shqiptare ka nisur përgatitjet për këtë që e cilëson moment historik, jo vetëm për kishën, por edhe kombin.

Previous articleImporti i mbetjeve. Ekspertet: Te ndalohet me ligj djegia
Next articleXhacka: Te ngrihet Instituti i Kujteses per Luften e dyte Boterore

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here