Policia e Mallakastrës ka arrestuar në flagrancë, shtetasin 53-vjeccar. Arrestimi i tij nga uniformat blu u bë pasi rreth orës 14:30 të mesditës të sotme, në vendin e quajtur “Lugina e fshatit Ninsh”, në komunën Fratar, ka vrarë me mjete të forta, babain e tij, shtetasin Selman Pashai.
Ndërkohë që nga shërbimet e policisë, vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.