Australia është përfshirë në një debat të ashpër për një skenë të komedisë “At Home Ëith Julia” (Në shtëpi me Julian), ku portretizohet kryeministrja, Julia Gillard duke bërë seks me partnerin e saj në zyrën e saj dhe e mbuluar me flamur kombëtar.
Episodi kontraverz do të shfaqet sonte në televizionin publik ABC në Australi. Opozita por edhe anëtarë të partisë së saj kanë qenë kritikë, pasi vetë Gillard ka lejuar filmime në shtëpinë dhe zyrën e saj. “Jam i ofenduar dhe ma shpif kjo. Duhet të marrim qëndrim. Si mund t`u mësojnë prindërit fëmijëve se duhet të respektojnë më të moshurait dhe liderët”, tha deputeti opozitar Bruce Scott.
ABC e mbrojti skenën duke thënë se flamuri përdoret për nevoja të ndryshme nga kushdo, dhe nuk ka asgjë të keqe të përdoret si shenjë dashurie edhe në këtë skenë. Gillard nuk është e martuar, por është e lidhur me parukierin Tim Mathieson.
po qa ka lidhje qe o kryeministre a kjo ska drejt me bo seks a , edhe ajo o pjes e jetes mos e merrni tragjike se o normale seksi ju lutem keni rrespekt pak per seksin ,,,,