Home Politike “Më shumë fletë se votues”, PS dorëzon kërkesë ankimore në KQZ

“Më shumë fletë se votues”, PS dorëzon kërkesë ankimore në KQZ

521
0

Partia Socialiste ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dy kërkesa ankimore për rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë. Kërkesat ankimore të PS-së janë dërguar në KQZ rreth orës 22:00, dy orë para skadimit të afatit për ankimim. Afati i fundit për ankimim ishte ora 24:00.

Ankimimi i PS-së ka të bëjë me pa përputhshmërinë e shifrave në tabelën e rezultatit përmlbedhëz për KZAZ-në 49, ku rezultojnë më shumë fletë votimi të hedhura në kutiti se sa numri i votuesve që kanë ushtruar të drejtën e votës me 8 maj. PS shprehet se në Tiranë janë gjetur 870 vota më shumë sesa numri i votuesve që morën pjesë në proces.

Akimimi kërkon pavlefshmërinë e rezultatit të shpallur nga KQZ për KZAZ-në 49 si edhe për rezultatin përfundimtar në tërësi për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here