Jemi mĂ«suar tĂ« dĂ«gjojmĂ« shpesh raste tĂ« dhunĂ«s sĂ« burrave ndaj grave, por kohĂ«t e fundit po shtohen shembujt e kundĂ«rt. E tillĂ« Ă«shtĂ« edhe historia e kĂ«tij burri, qĂ« denoncon pĂ«r kameran e “News24″, bashkĂ«shorten e tij jo vetĂ«m pĂ«r dhunĂ« fizike, por edhe pĂ«r braktisje tĂ« 3 vajzave tĂ« tyre tĂ« mitura. Niko Trimi, 36Â-vjeçari nga Lushnja, ka rrĂ«fyer se ka mbetur prej disa ditĂ«sh i vetĂ«m me 3 vajzat e tij tĂ« mitura, 7, 5 dhe 3 vjeçe.
“E kam kapur me telefonata, Facebook dhe lidhje jashtëmartesore, më tradhtonte vazhdimisht, vidhte gjëra shtëpiake e shumë gjëra të tjera. E ka bërë 3 herë të tjera këtë gjë, ka ikur në Korçë e ka kapur policia e Korçës. Herën tjetër e kam kapur vetë tek autobusët duke ikur për në Greqi. E kam falur se s’kisha çfarë të bëja. Vjehrri me vjehrrën më kanë thënë që ta fal se nuk do bëjë më. Edhe vetë e më qe ulur duke thënë nuk ta bëj më. Fëmijët nuk mi donte, mi rrihte, mi torturonte. Ka ikur në mëngjes herët, kemi qenë në gjumë”, rrrëfen ai.
Sipas tij, është jo e para herë që bashkëshortja e tij i braktis, por herën e fundit ajo ka ikur pasi edhe e ka goditur me shishen me akull në kokë burrin.
“Erdha në shtëpi i thashë ku e ke telefonin, më tha që e kishte në karikim dhe pashë që atje nuk ishte. Ia gjeta telefonin në trup dhe kur doja t’ja kapja e theu me sforco dhe më goditi mua në fytyrë me një pagure me akull dhe me sende të forta. Kam njoftuar policinë, Vajta bëra denoncimin…”, tregon 36 vjeçari më tej.
“Vajzat janë të vogla duan të hanë të lahen, janë të vogla. Duan shërbimin nga nëna. Ajo ka bërë një krim në radhë të parë vetë ndaj fëmijëve…S’ka kush të mi mbajë, nëna më ka vdekur”.
“Për hir të këtyre fëmijëve të vegjël që ka lënë do pranoja”, thotë burri.
“Më ka sharë, më ka ofenduar, kjo nuk fliste. Jam kushëriri i Mondës më tha, por kjo nuk fliste. Ku jeni e pyeta, më tha në Rrogozhinë, pastaj tha jam në Berat po hamë e po pimë në restorant”.
36 vjeçari ka bërë denoncim në policinë e Lushnjes, e cila ka nisur hetimet.
“Ajo të dali para drejtësisë për gjitha këto që më ka bërë mua dhe fëmijëve të vetë, se unë nuk i kam lënë mangët asgjë”,- tha ai.