Pak orë pas shpërthimi në banesën e Dorian Muçës, policia e Tiranës bëri të ditur se falë kamerave të instaluara nga kryepolici në banesën e tij është mundësuar të filmohet personi që ka vendosur eksplozivin.
Nga pamjet që ka zbardhur policia mësohet se në filmime duket një person me kapele të bardhë dhe xhup të zi. Personi ka vendosur eksplozivin dhe më pas është larguar menjëherë nga dera e banesës.
Me këto të dhëna policia ka nisur menjëherë punën për ndërtimi i identikitit të autorit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02.40 të ditës së sotme në kryqëzimin e rrugëve “Ndre Mjeda” me rrugën “Frosina Plaku” në
Tiranë, ku është vendosur një sasi ekspozivi, në derën e banesës së Zv/Drejtorit të Policisë Qarkut Tiranë, Zotit Dorian Muça.
Menjëherë në vendngjarje u formua një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ekespertë më të mirë xhenier, të luftës kundër Akteve Terroriste, Specialitë të hetimit të krimit, të cilët duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, aktualisht po kryejnë veprimet hetimore dhe proceduriale.
Ndërkohë nga shpërthimi me lëndë ekplozive nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.