Home Aktualitet Mbaron aventura e motrave Kajtazi, gjenden ne Vlore

Mbaron aventura e motrave Kajtazi, gjenden ne Vlore

666
0

Ka zgjatur plot një muaj aventura e dy motrave Kajtazi, të cilat pasi helmuan prindërit, i vunë zjarrin shtëpisë dhe u larguan me një shumë prej rreth 5 milionë lekësh të vjetra, kursime të familjes. Motrat Orialda dhe Klevisa Kajtazi janë gjetur sot në Vlorë, në një banesë të marrë me qira prej tyre, në afërsi të sheshit të Flamurit. Burime nga policia bëjnë të ditur se vajzat ishin vetëm në shtëpi dhe momentalisht nuk ka asnjë person të shoqëruar për lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Durrësin një muaj më parë.

motrat-kajtazi

Ndërkohë përmes një njoftimi zyrtar, policia e Durrësit bën të ditur se vajzat nuk janë shfrytëzuar nga askush, ndërsa u është gjetur edhe një sasi e parave që kishin marrë nga shtëpia.

“Efektivët e Komisariatit të Policisë Durrës kanë bërë të mundur identifikimin e vendndodhjes dhe ndalimin e shtetaseve: Orialda Kajtazi 18 vjeçe,banuese në Durrës dhe K.Kajtazi 14 vjeçe, banuese në Durrës. Shtetaset e mësipërme janë larguar nga banesa më datë 16.07.2015 me dëshirën e tyre dhe nuk janë shfrytëzuar nga askush. Gjatë gjithë kësaj periudhe Efektivat e Komisariatit të Policisë Durrës kanë hetuar të gjitha pistat e mundshme mbi vendndodhjen e tyre,duke e finalizuar me sukses gjetjen e dy motrave në një banesë në qytetin e Vlorës. Ndërkohë,nga hetimet e kryera rezulton se shtetaset e mësipërme para se të largoheshin i kanë vënë zjarrin banesës së tyre. Për pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe”Vjedhja” në bashkëpunim parashikuar në nenet 134/2 dhe 151 të Kodit Penal. Nga ana e Specialistëve për Krimet vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

Ndërkohë, babai i vajzave Hiqmet Kajtazi është paraqitur në komisariatin e policisë së Durrësit, ku pritet të mbërrijnë dy vajzat e tij dhe është shprehur se mezi pret t’i përqafojë, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here