Home Aktualitet Ekspertiza: Oficeri i ShISH-it mund te jete vrare

Ekspertiza: Oficeri i ShISH-it mund te jete vrare

612
0

Ekspertiza zbardhë detaje të tjera nga vdekja e një dite më parë e oficerit të Shërbimit Informativ Shtetëror në Durrës prej 11 vitesh, Isa Çopa. Nga një takim i Drejtorit të të Krimeve te Renda ne Policine e Shtetit, Tonin Vocaj dhe Prokurorit të Durrësit, është bërë me dije se Çopa ka qenë i dëmtuar në pjesën e pasme të kokës, dëmtime që sipas ekspertizës kanë ardhur si pasojë e goditjeve që viktima ka marrë nga sende të forta.

Dëmtimet në kokë nuk kanë ardhur si pasojë e armës së zjarrit, ashtu siç u pretendua fillimisht. Nga zbulimi i këtyre detajeve duket se pista e vetëvrasjes është gjithnjë e më larg, pistë e cila është hedhur poshtë edhe nga familjarët e viktimës.

Oficeri i Shërbimit Informativ Shtetëror në Durrës  Isa Çopa u gjet i pajetë të hënën, rreth orës 00:30, në plazhin e Currilave. Shefi i Kundërzbulimit, i martuar dhe baba i një djali 17-vjeçar, Isa Çopa, është nxjerrë i karbonizuar nga sedilja e pasme e automjetit tip “Opel Corsa”, ndërsa familja kishte denoncuar në polici zhdukjen e tij, disa orë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here