Home Ekonomi METE gjobit CEZ me 30 milionë lekë të reja

METE gjobit CEZ me 30 milionë lekë të reja

585
0

Shpërndarje është gjobitur sot nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, me 30 milionë lekë të reja.

Në një njoftim të shpërndarë nga ministria thuhet se vendimi është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM), vendim i cili ka ardhur pas futjes së mjeteve matëse (sahatët) të paverifikuar përpara përdorimit dhe moszbatimit të ligjit për bashkëvulosjen e morseterisë së aparatit matës.

Burime nga DPM deklarojnë se edhe pas takimeve të shumta me përfaqësues të CEZ-it, nuk është marrë asnjë masë nga këta të fundit.  Vendimi vjen edhe në bazë të ankesave të shumta të konsumatorëve në METE.

METE paralajmëron CEZ Shpërndarje se nëse nuk merr masa të shpejta dhe të menjëhershme për rregullimin e situatës dhe zbatimin e ligjit, penalizimet nga METE do të vijojnë edhe më të forta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here