Home Sociale Pedofilia, vajzat 2 orë rrëfim si i shfrytëzoi ‘babai monstër’

Pedofilia, vajzat 2 orë rrëfim si i shfrytëzoi ‘babai monstër’

1467
0

Seanca e rradhës në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korcë për “babain moster”, ka vijuar me dëshmitë e vajzave. 51-vjecari Pëllumb Mullai akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion pedofilie dy vajzat e tij të mitura.

Në bankën e të akuzuarve ndodhen edhe katër personat e tjerë, që dyshohet se kanë përfituar seksualisht me vajzat, përkatësisht, Andrea Nameti 76-vjec, Skëndër Korollari 35 vjec, Nevruz Kollani 82 vjec dhe Ndoni Koçi 86 vjec.

Në asistencën e një psikologeje, ne një seance me dyer të mbyllura për mediat, 2 vajzat e shfrytëzuara, sot 13 dhe 16 vjece kane treguar hollësisht ngjarjen e viteve 2004-2006, duke hedhur përgjegjësin mbi babain e tyre, ndersa kane konfirmuar edhe abuzimin e personave e tjerë të akuzuar.

Vajzat kanë treguar para togave të zeza se babai i shfrytëzonte, duke i detyruar të kryenin marrdhënie seksuale me klientët, që sot janë vënë nën akuzë, kundrejt pagesës që i ofronin ata babait të tyre. Dëshmia ka vijuar me fakte rrënqethëse për të paktën 2 ore, ndërsa me pas vajzat janë shoqëruar sërisht në qëndren e rehabilitimit ku ato janë strehuar, pas traumës së rëndë të përjetuar disa vite më parë kur ishin, 8 dhe 10 vjece. Seanca e rradhes do të vijoje në daten 3 Nëntor me pyetjen e 4 dëshmitareve të tjerë, të thirrur nga organi i akuzës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here