Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur rreth orës 20:00 në hyrje të qytetit të Laçit.
Përplasja e një makine me një motoçikletë i ka shkaktuar vdekjen dy personave identiteti i të cilëvë nuk bëhet ende i ditur.
Dyshohet se dy viktimat të kenë qënë duke udhëtuar me motoçikletë ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e aksidentit fatal.
Mësohet se personat që gjetën vdekjen në këtë aksident janë Xhevahir Abedini, 40 vjeç dhe Anton Gjinaj, të dy banues në Patok.
Ndërkohë shoferi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Policia ka ngritur postoblloqe për kapjen e tij.