Home Aktualitet Qafe Thane, ndalohet nje serb me 2 drone ne makine

Qafe Thane, ndalohet nje serb me 2 drone ne makine

579
0

droniNjë shtetas serb është ndaluar nga policia në Qafë-Thanë, pasi në automjetin me të cilin udhëtonte iu gjetën dy dronë. I shoqëruari udhëtonte bashkë me dy shtetas të tjerë serbë.

Kreu i Doganës së Qafë-Thana, Olsi Ikonomi bën me dije se, shteti serb vinte nga Maqedonia për në Shqipëri dhe ka deklaruar vetë se kishte dy dronë në makinë.
Ai ka bërë të ditur se dronët po i transportonte me porosi të një kompanie shqiptare me qendër në Tiranë. Zhdoganimi i mjeteve të vogla fluturuese do të bëhej në doganën e Tiranës.

Më 8 tetor, në “Elbasan Arena” do të luhet ndeshja Shqipëri-Serbi dhe dyshohet se droni mund të përdorej për “hakmarrje” për atë që ndodhi në Beograd më 14 tetor 2014.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here