Home Ekonomi Liria Ekonomike, Shqiperia renditet e 62-ta nga 157 vende

Liria Ekonomike, Shqiperia renditet e 62-ta nga 157 vende

555
0

Nga 157 ekonomi botërore, Shqipëria renditet e 62 sipas Indeksit të Lirisë Ekonomike, pjesë e botimit më të fundit të vitit 2015 të Fraser Intitute.

Sipas këtij rezultati, Shqipëria renditet ndër vendet ku ekonomia është relativisht e lirë (zona jeshile), duke marrë 7.18 pikë, nga 10 maksimale, studim i vitit 2013. Krahasuar me një vit më parë (2012), vendi ynë ka përparuar me 5 vende.

Ky indeks, mat shkallën në të cilën politikat dhe institucionet e shteteve mbështesin lirinë ekonomike. Ky studim bazohet në pesë fusha të gjera, sipas të cilave, Shqipëria është rankuar si më poshtë:

1. Madhësia e Qeverisë: Shpenzimet, Tatimet dhe ndërmarrjet

Ka marrë 7.8 pikë nga 10 maksimale, duke e renditur e 21ta në listën e të gjithë vendeve.

2. Struktura ligjore dhe siguria e të drejtave të pronësisë

Ka marrë 4.7 pikë, renditet thuajse në fund të listës, e 108, duke shfaqur mangësi të thella në këtë aspekt.

3. Aksesi ndaj parave të pastra

Rankohet e 12 në listën e të gjithë ekonomive botërore, duke sjellë përmirësim të dukshëm në këtë akspekt.

4. Liria e tregtisë ndërkombëtare;

renditet e 66-ta në listën e të gjithë shteteve, megjithatë mbetet përmirësi në listën “jeshile”, pra relativisht të lira, jot ë lira plotësisht, por edhe jo në listën e kuqe ku liria theksohet se mungon.

5. Kredia , puna dhe biznesi

Sipas këtij aspekti, renditet e 135 në listën e të gjithë shteteve, parametër ky ku marrim pikësimin më të ulët. 191476

Krahasuar me rajonin, duket se vendi ynë ka avantazh ndaj Serbisë, e cila renditet e 101 në listë, pra plot 39 vende më poshtë Shqipërisë, kjo e fundit duket se është e barabartë me Malin e Zi për pikësimin e saj. Maqedonia gjendet dy vende para nesh, e renditur e 60-ta. Një tjetër shtet, të cilin duket se e lëmë pas, është Greqia, e renditur e 85 në listën e 157 ekonomive botërore.191477

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Listën e kryeson Hong Kong, ndjekur nga Singapor dhe Zelanda e Re. Të fundit në listë gjenden Siria, Çadi dhe Libia.
Ky indeks realizohet nga Fraser Institute, në bashkëpunim me Free World. 191478

Previous articleProteste para ekspozites se Rames ne Mynih
Next articleLaç, makina perplas motocikleten, 2 te vdekur

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here