Edhe pse vetëm 7-muajsh, Milan kishte zënë një vend në stadium me mami Shakira-n, për të mbështetur skuadrën e FC Barcelona, ku luan babi Pique. Vogëlushi kishte veshur fanellën e skuadrës së Barcelonas, dhe dukej i kënaqur në prehrin e nënës së tij.
Shakira kishte veshur një palë xhinse të grisura, një triko të bardhë të thurur, ndërsa flokët i kishte lënë të lëshuara. Mesa duket, suporti i familjes së Pique i shërbeu më së miri skuadrës së Barcelonës, duke qenë se e mundi Sevillan me një rezultat 3:2.