Home Aktualitet Tahiri: Rendi në emergjencë kombëtare

Tahiri: Rendi në emergjencë kombëtare

648
0

sajmir-tahiriMinistri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka mbledhur krerët e Policisë së Shtetit dhe të drejtorive të policive kombëtare. Gjatë fjalës së tij, Tahiri tha se, “situata e rendit publik është shumë shumë larg në atë qenit alarmante por pa ekzagjerim është emergjencë kombëtare”.

TE NGREJMË NË KËMBË POLICINË
Sipas tij, tranzicioni i pushtetit mbaroi dhe bashkë me të ka mbaruar dhe hutimi kolektiv për të bërë punën.

“Dhuna po shkund themelet e shoqërisë dhe armët po flasin më shumë se fjalët. Përgjegjësia duhet gjetur tek vullneti politik por po njëlloj përgjegjësie është brenda kësaj salle dhe brenda rradhëve të Policisë së Shtetit. Megjithatë kjo nuk është koha për përgjegjësitë dhe unë jam këtu që të ngremë në këmbë policinë për të vendosur sigurinë. Ne do mbështesim të gjithë drejtuesit e përkushtuar të Policisë së Shtetit”…

TI KTHEJMË BESIMIN PUBLIKUT
Gjatë fjalës së tij para drejtuesve të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri tha se, “sfida jonë të rikthejmë besimin tek publiku”. “Pres të rishikoni urgjentisht strukturën e marrjes së denoncimeve. Të mos ndodhë më që qytetarit të marrë në telefon apo të bëjnë denoncim e të kthehen mbrapsht. Nuk ka kohë për këto gjëra. Merrni masa të rregulloni këtë marrëdhënie, punë më të madhe se ajo me qytetarin nuk ka”, tha Tahiri në lidhje me ankesat e qytetarëve që policia nuk përgjigjet.

POLICIA RRUGORE E SËMURË
Për ministrin e ri të Bredshëm, siguria rrugore është një prioritet absolut. “Në perceptimin publik Policia Rrugore konceptohet si trupë gjerësisht e sëmurë nga korrupsioni. I kam sytë hapur, dhe ka nga ata policës që janë të përkushtuar, por ka dhe të tjerë që korruptohen.

Skena të tilla se si shkëmbehen dokumenet me para janë skandaloze, të turpshme e të padenja për shumicën drejtuese. Është skandaloze të lëvizin gjithë karshillëk makinat me shkelje”, theksoi gjatë fjalës së tij, ministri Tahiri.

Sipas ministrit, policia e qarkullimit rrugor duhet të marrë masa emergjente për të rregulluar trafikun dhe të ndalojë urgjentit praktikat korruptive. “Jam i vetëdijshëm që vëshirësitë janë të shumta por garantoj se vullneti i qeverisë për të garantuar infrastrukturën, trajtim financiar, është i plotë.

TI KTHEJMË DINJITETIN POLICISË
Për ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, në mënyrë të menjëhershme duhet që policisë ti kthehet dinjiteti i munguar prej kohësh. “Jemi të angazhuar të kthejmë dinjitetin e policisë. Nuk ekzagjeroj nëse ju them se duhet të rikthejmë nderin Policisë së Shtetit, të kthejmë si në kohën kur në ëndrrat e fëmijëëve, policia ishte një profesion i nderuar. Nga sot unë i pari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe çdo polic këtu, jemi në provë para publikut për të zbatur ligjin dhe për të rikthyer rendin”.

TAHIRI MBLEDH DREJTUESIT E POLICISE
Me të marrë detyrën, Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri do të mbledhë të gjithë drejtorët e policive në qarqe dhe shefat e komisariatëve të të gjithë vendit. Burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se, në orën 13.00 ministri Tahiri do të mbledhë drejtorët e 12 qarqeve bashkë me vartësit e tyre në ambientet e hotel “Tirana”.

Në këtë takim, Tahiri do tu prezantojë drejtuesve të policisë, planin e masave për luftën kundër krimit, që për PS-në, aktualisht situata është e rëndë dhe në emergjencë.
Në këtë takim, ministri Tahiri do u prezantojë drejtuesve të Policisë së Shtetit programin e qeverisë për të vënë rendin dhe qetësinë në vend brenda 100 ditëve të para.

ORA 12.00 MBLEDHJA, NUK THIRRET ERZEN BREÇANI
Edhe pse është një nga drejtuesit e policisë së Tiranës, zëvëndësdrejtori Erzen Breçani, nuk do të marrë pjesë në mbledhjen që ka thirrur ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, me drejtuesit e Komisariateve. Burime nga ministria kanë bërë të ditur se, Erzen Breçani nuk është thirrur në mbledhjen që do të zhvillohet në orën 13.00 nga ministri Tahiri.

TAKIMI ME BURGAJN DHE VIZITA NË KOMISARIATIN 3
Situata e rënduar kriminale në vend ka shtyrë Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të thërrasë në takim, që në orët e para të marrjes së detyrës prej tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ku është diskutuar situata e rendit në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here