Home Aktualitet Liberalizimi i vizave: 3 llojet e vizave që do të ekzistojnë edhe...

Liberalizimi i vizave: 3 llojet e vizave që do të ekzistojnë edhe pas liberalizmit

1055
1

Heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë që duan të lëvizin në hapësirën Shengen, varet tani nga vendimi i Këshillit të Ministrave të Brendshëm të vendeve anëtare që do të bëhet i njohur më 8 nëntor. Nuk janë të shumtë qytetarët e zakonshëm në Shqipëri që dinë çfarë përmban legjislacioni i vendeve në hapësirën Shengen për hyrjen në këtë hapësirë. Gazmend Turdiu, diplomat karriere, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, thotë për “DW” se ky legjislacion përmban katër lloje vizash, që emërtohen sipas katër shkronjave të para të alfabetit. “Viza A është viza tranzit, aero-portuale, është ajo vizë me anë të së cilës kontrollohet kalimi tranzit, në zonën e aeroportit. Shqiptarët nuk e kanë provuar këtë lloj vize në hapësirën Shengen, por vetëm kur udhëtojnë në aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar. Viza e llojit B është viza tranzit, që vlen për të hyrë nga njëra pikë e kufirit të një vendi të hapësirës Shengen në atë të një vendi tjetër, ku nuk mund të qëndrosh më shumë se pesë ditë. Viza C është viza e qëndrimit afatshkurtër, që i lejon çdo qytetari të hyjë në hapësirën Shengen, të qëndrojë 90 ditë në 180 ditë apo 6 muaj, të cilat mund t’i shpenzojë të gjitha njëherësh ose mund të hyjë një numër të pakufizuar herësh por shuma e të gjitha ditëve të qëndrimit duhet të jetë 90. Kusht i rëndësishëm është që gjatë kësaj periudhe personi nuk ka të drejtë të punojë”.
Qëndrimi afatshkurtër pritet të hiqet edhe për Shqipërinë
Është pikërisht kjo lloj vizë, viza C, e qëndrimit afatshkurtër që pritet të hiqet edhe për Shqipërinë dhe B-H më 8 nëntor. Por ka edhe një vizë tjetër që njihet si viza D ose e ndryshe e qëndrimit afatgjatë. “Ajo merret nga ata persona që kanë siguruar një kontratë pune. Me këtë vizë paraqiten në vendin e hapësirës Shengen, ku do të punojnë dhe marrin leje- qëndrimi. Këtë vizë e marrin edhe të gjithë ata që bëjnë bashkim familjar, që studiojnë në një vend të zonës Shengen për periudha më të gjata se 90 ditë në 6 muaj. Vendet e BE, të hapësirës Shengen nuk liberalizojnë këtë lloj vize”, thotë Turdiu. Kjo do të thotë se të gjithë qytetarët e Shqipërisë që kërkojnë të shkojnë në vendet e hapësirës Schengen për qëndrime më të gjata se 90 ditë duhet të paraqiten në zyrat konsullore të ambasadave të vendeve të BE në Tiranë, me dokumentacionin përkatës.
Asgjë nuk ndryshon në regjimin e vizave për qëndrim afatgjatë
Luigi Brusa, kryetari në detyrë i delegacionit të BE në Tiranë, thotë për “DW” se për të gjitha rastet e qëndrimit më të gjatë se 90 ditë do të vazhdojë, si deri më tani, regjimi i vizave, paraqitja e dokumentacionit zyrtar përkatës, plotësimi i formularëve. “Personat që dëshirojnë të qëndrojnë në vendet e hapësirës Shengen, për një kohë më të gjatë, për punë, studime apo arsye të tjera, duhet të aplikojnë në zyrat konsullore. Lidhur me vizat e qëndrimit afatgjatë asgjë nuk do të ndryshojë,” thekson ai.
Procedura nacionale nga secili vend i hapësirës Shengen
Për këto lloj vizash BE ka legjislacionin përkatës të unifikuar në të gjitha vendet anëtare. Por nga ana tjetër, secili vend gëzon të drejtën për të patur veçoritë e veta kombëtare, lidhur me procedurat e dhënies së vizave afatgjata. “Çdo shtet ka specifikat e veta, që reflekton përmes legjislacionit të tij. Nëse flasim për parime të njëjta në aspektin e përgjithshëm, kur vjen fjala për detaje, aty pastaj është legjislacioni i secilit vend që vendos”, thotë Gazmend Turdiu. Zyrat konsullore dhe sektori i vizave në ambasadat e vendeve të BE në Tiranë do të vazhdojnë të përmbushin kërkesat e qytetarëve të Shqipërisë për viza të qëndrimit afatgjatë. Marre nga “Deutsche Welle”

Rregullorja, sanksionet fillojnë nga përjashtimi pesë vjeçar deri te moskalimi i kufirit

Ja penalitetet nëse shkelni rregullat pas liberalizimit të vizave

Procesi i liberalizimit të vizave mes Shqipërisë dhe vendeve të “Shengen” nuk është vetëm një vendim me të drejta por dhe me detyrime të shumta. Vetëm dy muaj para ditës që shqiptarët do të lëvizin pa barriera gazeta “Tirana Observer” boton të gjitha sanksionet që kanë shtetasit nëse shkelin rregullat. Parlamenti Europian ka miratuar më 7 tetor raportin e eurodeputetes Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën. Shqiptarët e boshnjakët nuk duhet të kërkojnë vizë për të qëndruar në vendet e zonës Shengen për një periudhë të shkurtër kohe, ose më saktë për një periudhë maksimale deri në 90 ditë.
Rregullat
Ajo që do të ndodhë, ka shumë mundësi të jetë njëlloj me ç’ka ndodhur para gati një viti me shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Për të mund të përfituar nga liberalizimi i vizës, duhet të kesh pasaportë biometrike, nëse nuk e ke, viza është e nevojshme. Pasaporta biometrike ka brenda një mikrocelulë (mikroçip) ku janë të regjistruara edhe shenjat e gishtërinjve.Rregullat e reja do të vlejnë vetëm për ata që udhëtojnë për turizëm, mision, biznes, me ftesë të dikujt, për studime maksimumi për një periudhë tre-mujore. Me liberalizimin e vizave, shqiptarët e boshnjakët do të mund të lëvizin në hapësirën e Shengenit, që praktikisht janë të gjitha vendet e bashkimit Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe, Irlandës, si edhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë, maksimumi, për 90 ditë nga data e hyrjes, brenda një periudhe prej 180 ditësh (6 muaj).
Kjo do të thotë që mund të bëhen udhëtime të shkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos i kapërcejë të 90 ditët brenda një periudhe prej gjashtë muajsh (180 ditësh). Ata që udhëtojnë lirisht në vendet e zonës Shengen me pasaportë biometrike nuk duhet të dëshmojnë kushte të veçanta financiare ose administrative, megjithatë duhet mbajtur parasysh që mbeten në fuqi të gjitha rregullat standard për ardhjen e qytetarëve të vendeve të treta. Pra mund të ndodhë që kur mbërrin në kufi mund të të kërkohet që të dëshmosh shumën që ke parashikuar për shpenzimet e udhëtimit ose mund të të kërkohet që të tregosh saktë vendin ku do të banosh.
Sanksionet
Autoritetet kufitare të vendeve të zonës Shengen kanë të drejtë që të mos lejojnë hyrjen, nëse këto kushte nuk respektohen, dhe të marrin një vendim përfundimtar për sa i përket aprovimit për të hyrë në vend. Nuk duhet harruar që këto rregulla të reja do të vlejnë vetëm për të udhëtuar për periudha të shkurtra, nuk do të të japin mundësinë për të qëndruar më shumë se tre muaj ose për të gjetur punë. Për këtë duhet paraqitur kërkesa për një vizë afatgjatë pranë Ambasadës ose Konsullatës së vendit të zonës Shengen ku dëshiron të shkosh.

Vetëm 90 ditë
Me liberalizimin e vizave, shqiptarët e boshnjakët do të mund të lëvizin në hapësirën e Shengenit, që praktikisht janë të gjitha vendet e bashkimit Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe, Irlandës, si edhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë, maksimumi, për 90 ditë nga data e hyrjes, brenda një periudhe prej 180 ditësh (6 muaj). Kjo do të thotë që mund të bëhen udhëtime të shkurtra, me kusht që kohëzgjatja e tyre të mos i kapërcejë të 90 ditët brenda një periudhe prej gjashtë muajsh (180 ditësh).

Paratë e xhepit
Pra mund të ndodhë që kur mbërrin në kufi mund të të kërkohet që të dëshmosh shumën që ke parashikuar për shpenzimet e udhëtimit ose mund të të kërkohet që të tregosh saktë vendin ku do të banosh. Këto mund të ndikojnë që të të refuzohet kalimi i kufirit nëse polici kufitar krijon dyshime për qëllimet e vizitës jashtë vendi.

Punësimi
Nuk duhet harruar që këto rregulla të reja do të vlejnë vetëm për të udhëtuar për periudha të shkurtra, nuk do të të japin mundësinë për të qëndruar më shumë se tre muaj ose për të gjetur punë. Për këtë duhet paraqitur kërkesa për një vizë afatgjatë pranë Ambasadës ose Konsullatës së vendit të zonës Shengen ku dëshiron të shkosh.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here