Home Aktualitet Mbetjet urbane rrezikojne shendetin e kryeqytetasve

Mbetjet urbane rrezikojne shendetin e kryeqytetasve

1144
1

Shëndeti i kryeqytetasve por edhe i gjithë shqiptarëve rrezikohet nga materialet plastike. Shqiptarët janë ndër shtetasit më pak të informuar (krahasuar me Sudanin, në Afrikë) për sa i përket rrezikut nga plastika dhe riciklimit të mbetjeve. Shifra dhe fakte mbi vendin tonë por edhe për shtete të tjera, porsa i përket rrezikut nga riciklimi i mbeturinave, bëhen publike nga REC(Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qëndrore dhe Lindore). Sipas të dhënave të marra nga REC, rrethet me problematike për sa i përket sasisë së mbetjeve (plehrave) janë Tirana, Durrësi, Fieri, Vlora, dhe Elbasani. Sipas studimit në Tiranë, në vit shtohen 22.700 ton mbetje, kurse në gjithë vendin (Shqipëri) shtohen afro 40.000 ton mbetje, pra më shumë se gjysma e sasisë së mbetjeve në vit shtohet në kryeqytet.Nisur nga rezultatet e këtyre studimeve mbi sasinë e mbetjeve urbane vendi ynë krahasohet më Sudanin në Afrikë.
Materialet plastike
Mbetjet plastike mund të zbërthehen gradualisht në përbërësit e tyre kimikë dhe të çlirojnë toksina të cilat janë të dëmshme ndaj mjedisit, gjallesave dhe publikut të gjerë. Disa kimikate, të tilla si bisfenoli A mund të shkaktojnë probleme serioze në shëndet. Madje sipas disa studimeve, edhe doza të vogla të bisfenolit mund të shkaktojnë probleme në zhvillimin e fëmijëve. Bisfenoli A gjendet në shishet e polikarbonateve dhe në kanaçet e ushqimeve dhe pijeve. Ai mund të kalojë edhe në ushqimet apo pijet që nga ambalazhi ku ato mbahen. Qendrat amerikane për kontrollin e sëmundjeve dhe shmangien e tyre kanë raportuar se 93 % e njerëzve kanë nivele të dallueshme të bisfenolit A në urinën e tyre. Ekspozimi i lartë i foshnjeve premature në inkubatorë në sallat e terapisë intensive ndaj bisfenolit A dhe ftalateve është problem mjaft shqetësues për shëndetin e tyre. 80 % e bebeve dhe pothuajse të gjithë të rriturit kanë nivele të matshme të ftalateve në trupat e tyre. Ftalatet përdoren si plastifikues në prodhimin e ambalazheve të ushqimeve, pajisjeve mjekësore dhe në materialet e ndërtimit plastike.
Materialet plastike
Ka shumë fakte se monomerët që përdoren për prodhimin e polimerëve të plastikave janë të njëjtët kimikate që mund ta dëmtojnë mjedisin dhe sidomos njerëzit. Për shembull, klori është një kimikat i rrezikshëm për njerëzit. Polivinil kloruri, (PVC) që përmbajnë materialet plastike të ambalazheve përmban 56.8 % në masë klor në të, pra më tepër se gjysma e masës së PVCse është klor. Po ashtu, kimikatet që u shtohen plastikave absorbohen nga trupat e njerëzve. Disa prej këtyre komponimeve kimike është gjetur se i ndryshojnë hormonet dhe sjellin probleme te tjera shëndetësore te njerëzit. “Riciklimi promovohet si zgjidhje mjaft e mirë, por për plastikën duhet treguar kujdes shumë i madh. Plastika që ka qenë ricikluar në një formë tjetër nga shishe, kuti apo material paketimi mund të cilësohet si e pasigurt kur pas riciklimit synohet të përdoret për mbajtje ushqimi, mjekimesh apo prodhime për bebet,” thekson Dr. Edlira F. Mulla, mbi rrezikun e mbetjeve plastike në Shqipëri. Sipas “Polish Journal of Environmental Studies,” vëmendje e veçantë u duhet kushtuar enëve që janë ricikluar ose janë përdorur më shumë se një herë, pasi mikrobet mund të migrojnë në produktin e ricikluar duke rezultuar në ndotjen e tij. Për shembull, një shishe plastike që është përdorur për të mbajtur karburant apo pesticide, nuk duhet të riciklohet si enë për mbajtje ushqimesh. Substancat e saj toksike mund të jenë ende të pranishme, edhe pasi materiali plastik e kalon procesin e riciklimit.
Ndërgjegjësimi
Sipas REC (Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qëndrore dhe Lindore) popullata duhet ndërgjgjësuar për rrezikun q paraqet plastika dhe riciklimi i këtij materiali. Kësisoj nevojitet të dekurajohet importi i qeseve dhe shisheve plastike me anë të taksave të larta; të mos jepen më falas qeset dhe shishet plastike nëpër markete; të etiketohen produktet plastike sipas përbërësve të rrezikshëm që përmbajnë ose jo, sipas rregullave ndërkombëtare; konsumatori ka të drejtë të informohet; të mos lejohet përdorimi i ambalazheve prej qesesh të ricikluara ose jo; të përdoret letra dhe qeset me karton të forte si ambalazh;të publikohen rreziqet nga kimikatet përbërës të plastikave, sipas studimeve të kryera në botë.

Skema e riciklimit të plastikës

1. Shishet mblidhen dhe shtypen për të ulur vëllimin
2. Shishet copëtohen në copëza të vogla
3. Copëzat e plastikës ngrihen lart (se janë të lehta) kurse ndotësit e rëndë bien poshtë e kështu largohen.
4. Copëzat e plastikës nxehen për t’u larguar ngjitësit
5. Copëzat kalojnë nëpër tre stade larjeje
6. Copëzat kalojnë nëpër një sitë për t’u larguar ndotësit që kanë mbetur.
7. Copëzat kalojnë në centrifugë për t’u larguar uji i tepërt dhe pastaj dërgohen për tharje.
8. Copëzat shkrihen në furrë.
9. Plastika e shkrirë detyrohet të kalojë në shtrydhës për të krijuar fije të gjata plastike.
10. Fijet e plastikës ftohen, pastaj priten në peleta me thikë. Peletat u shiten prodhuesve të shisheve plastike.

Lista e kompanive të riciklimit të plastikës në Shqipëri

1. Albaplast 06 Tirana
2. Almar Durrës
3. Everest Tirana
4. Polipak Tirana
5. Xhoi Paper Tirana
6. ARP Tirana
7. Baki Shpk Tirana
8. E&B Tirana
9. FA & NA Plast Tirana
10. Plastica Tirana Tirana
11. Shehaj Shpk Fier
12. Dano Shpk Tirana
13. Selimi shpk Durrës

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here