Home Shendetesi Higjena e gojes dhe si te kujdesemi per dhembet

Higjena e gojes dhe si te kujdesemi per dhembet

1545
0

Larja e dhëmbëve rregullisht dhe përdorimi i fillit dentar ndihmon në shëndetin e dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve, si dhe parandalon kariesin dentar dhe sëmundjet e mishit të dhëmbëve.
Pse është higjiena e gojës e rëndësishme?
Higjiena e gojës parandalon problemet dentare – kryesisht formimin e pllakës dentare dhe gurrëzave, të cilat janë faktorët kryesorë në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve si dhe kariesit (prishja e dhëmbëve).Pllaka dentare është nje depozitim i bardhë dhe i butë i cili krijohet në sipërfaqet e dhëmbëve. Formohet kur bakteriet (sporet) bashkohen me pështymën dhe ushqimin. Pllaka përmban rreth 400 lloje bakteriesh. Ju mund të hiqni atë duke mbajtur një higjenë të mirë të gojës.
Kjo pllakë ngjitet fort pas dhëmbëve. Në përgjithësi largohet nga dentisti me instrumente të veçanta.
Kariesi (prishja e dhëmbëve) janë vrimat të cilat krijohen në smaltin (enamel) e dhëmbëve. Një nder shkaqet kryesore të kariesit është mbledhja e pllakës. Bakteriet në pllakë formojnë acid pas reaksionit të tyre me sheqerin dhe nishesten që ndodhet në ushqime. Acidet mbahen në kontakt me dhëmbët me ndihmën e pllakës dhe me kalimin e kohës shkatërrojnë smaltin dhe dentinen.
Sëmundjet e mishit të dhëmbëve (paradontozat) janë infeksioni dhe inflamimi i indeve që rrethojnë dhëmbët. Pllaka dentare është shkaku kryesor për formimin e këtyre sëmundjeve. Pllaka përmban disa lloje bakteriesh të cilat shtohen me zhvillimin e sëmundjeve periodontale. Sëmundjet periodontale ndahen në dy lloje sipas shkallës së zhvillimit të sëmundjes.Gingivitis është inflamimi i mishit të dhëmbëve. Ka shume lloje por në shumicën e rasteve janë të shkaktuara nga pllaka dentare.
Periodontitis ndodh në qofte se gingivitisi keqësohet dhe progreson drejt indeve mbështetës të dhëmbit si membrana periodontale dhe procesi alveolar (kocka rreth dhëmbit).
Sëmundjet e mishit të dhëmbëve janë shkaktarët kryesorë në humbjen e dhëmbëve në moshat e vjetra. Është gjithashtu shkaktari kryesor i erës së keqe të gojës (halitosis). Megjithatë sëmundjet e mishrave të dhëmbëve në shumicën e rasteve janë të shërueshme.

Higjiena rutine e gojës

Është e rëndësishme që të bëhet zakon pasja e një higjiene të mirë të gojës duke përdorur furçën dhe fillin dentar çdo ditë.

Larja e dhëmbëve

Dhëmbet duhet të lahen të paktën dy herë në ditë. Përdorni furçë me fije të buta. Koka e furçës duhet të jetë aq e vogël sa të futet në të gjithë pjesët e gojës. Furça si rregull duhet të ndërrohet çdo 3-4 muaj. Shumë njerëz mendojnë se një furçë elektronike kryen një pastrim më të mirë prandaj ato janë bërë kaq shumë popullore kohët e fundit. Është e këshillueshme që të përdoret një pastë dhëmbësh që të përmbajë fluorid (fluoride ndihmon në parandalimin e kariesit).

Filli dentar

Filli dentar duhet të përdoret të paktën një herë në ditë pasi të lahen dhëmbët. E preferueshme është dy herë në ditë.(Shumë njerëz të cilët nuk e kanë përdorur më parë habiten se sa shumë copëra mund të hiqet duke përdorur fillin dentar si suplement i furçës)
Ditët e para kur fillon përdorimi i fillit dentar nga mishi i dhëmbëve mund të dalë pak gjak. Duhet të ndalojë brenda disa ditësh. Në qoftë se dalja e gjakut vazhdon, kontaktoni dentistin tuaj sepse gjaku nga mishi i dhëmbëve është tregues i fillimit të sëmundjeve të mishit të dhëmbëve.

Çfarë mund të bëni tjetër?

Zakonisht masat e mësipërme janë të mjaftueshme. Por:
-Shumë njerëz përdorin gjithashtu gargara antiseptike çdo ditë për të parandaluar sëmundjet. Për individët që nuk janë të aftë të përdorin furçën e dhëmbëve gargarat antiseptike luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e dhëmbëve.
-Gjuha mund të pastrohet pasi të lani dhëmbët. Ky veprim mund të kryhet me anë të furçës së dhëmbëve ose me anë të disa furçave të veçanta për gjuhën.
-Në qoftë se jeni duhanpirës duhet të keni si qellim lënien e duhanit. Pirja e duhanit është faktor risku për sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.
-Ushqehuni me një dietë të shëndetshme. Evitoni ushqimet dhe lëngjet që kanë përmbajtje të madhe sheqeri. Sheqernat janë ushqim për bakteriet i cili me vone kthehet në acid nga këto tëe fundit duke shkaktuar karies.
-Në qofte se do t’i jepni ilaçe fëmijëve, sipas mundësive përdorni ilaçe që nuk përmbajnë sheqer.
-Përdorimi i çimçakëzave pa sheqer pas ushqimit rrit rrjedhjen e pështymës e cila luan një rol të rëndësishëm në pastrimin e gojës.

Disa pika te tjera te rëndësishme

-Fëmijëve duhet t’i mësohet higjiena e mirë e gojës sa me herët që të jetë e mundur.
-Bëni kontroll dentar sipas intervaleve të rekomanduara nga dentisti juaj (të paktën një herë në vit).
-Për ndihmë dhe këshilla të mëtejshme kontaktoni dentistin tuaj.

Puna, humanizmi dhe respekti do të mbeten në kujtesën e brezave

Me rastin e përkujtimit të ditëlindjes së mjekut stomatolog Skënder Cenaj

Skënderi lindi në fshatin Vig të rrethit Mat më 26 tetor 1951, në një familje te varfër, por me tradita. U rrit ne ajrin e pastër e freskinë e malit. U dashurua me shkollën dhe sakrifikoi shumë për te, duke bërë mbi tre orë rrugë më këmbë deri ne fshatin Shëlli ne vitin 1968. Gjimnazin e qytetit të Burrelit e mbaroi me rezultate të mira në vitin 1972. Po atë vit vazhdoi arsimin e lartë në universitetin e Tiranës, dega stomatologji dhe u diplomua stomatolog në vitin 1976. Me energjitë e të riut të pasionuar, Doktor Skënder Cenaj punoi për katër vite rresht ne Krastë të Martaneshit ku me punën e tij gëzoi respektin e punonjësve të nëntokës e të gjithë banorëve të zonës.Me pas për 10 vjet punoi pranë qendrës shëndetësore Komsi rrethi Mat në shërbim të metalurgëve të uzinës se ferrokromit e banorëve te fshatrave përreth, ku mbeti një mjek i përkushtuar, shok e njeri i dashur që nuk harrohet. Pas privatizimit të shërbimit stomatologjik Skënderi ka punuar disa vite në qytetin e Burrelit. Ne vitin 1998 Skënderi vjen në tiranë duke vazhduar punën në profesionin mjek stomatolog. Fjala e ngrohtë dhe mirëkuptimi shtoi jo vetëm pacientët e tij por edhe miqtë e shokët që nuk do ti ndaheshin kudo edhe në Tiranë, në Allias, në bllokun e spitaleve apo së fundmi në kombinat. Doktor Skënderi kërkohej nga shumë pacientë miq e shokë që e rrethonin plot respekt edhe për kujdesin që tregonte ne punën e tij. Por Skënderi nuk ishte vetëm një mjek i mirë. Ai që në vogëli në shkollë, në punë e kudo shfaqej me një humor të këndshëm, i qeshur e i dashur për të gjithë. I tillë ishte edhe në gëzimet familjare. Skënderi punoi me përkujdesje edhe ndaj fëmijëve për ti shkolluar e për ti parë të ecnin pe përkushtim në rrugën e jetës. Vajza Aurela vazhdoi shkollën e lartë ne Itali ku u diplomua juriste, djali Elsi vazhdon Fakultetin Ekonomik gjithashtu në Itali ndërsa më e vogla Entela studion në universitetin e Tiranës, dega inxhinieri. Por doktor Skënderi ende me ëndrra të parealizuara sëmuret nga një sëmundje e rëndë. U ekzaminua dhe u kurua në spitalin e neuro-kirurgjisë në Tiranë. U dërgua për një mjekim më të specializuar në spitalin universitar të Ankarasë ku bëri dy operacione dhe një radio terapi intensive, por pas afro 7 muajsh më 2 janar 2009 doktor Skënderi ndërroi jetë, u nda përgjithmonë nga bashkëshortja Dodona, djali Elsi, vajzat Aurela dhe Entela, vëllai Haxhiu, motrat Hatia e Nazia, nga të afërmit miqtë dhe shokët dhe të dashurit e shumtë, të cilët e përcollën në banesën e fundit me dhimbje e lot. Por mes tyre dhe për të gjithë doktor Skënder Cenaj do të mbetet njeri i dashur i qeshur e një shembull që nuk mund të harrohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here