Home Aktualitet Aksidente me motorr, humbin jeten 2 te rinj

Aksidente me motorr, humbin jeten 2 te rinj

872
0

aksident-motorr
Mëngjesi i kësaj të shtune ka shënuar dy viktima në dy aksidente rrugore të ndodhura në Tiranë.

Aksidenti i parë ndodhi në aksin rrugor Vorë – Fushë-Krujë në kryqëzimin e fshatit Budull, rreth orës 08:30.

Një makinë tip Mercedes me targa AA 069 GS përplasi një motoçikletë, ku si pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motoçikletës, 57-vjeçari Kujtim Ismaili nga fshati Marqinet i Vorës. Mësohet se Ismaili po shkonte në punë. Policia ndaloi drejtuesin e makinës 40-vjeçarin Lavdi Zela nga fshati Ahmetaq, ndërsa nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti me vdekjen e një personi.

Sakaq, një tjetër aksident në autostradën Tiranë-Durrës, i mori jetën një të riu, i cili gjithashtu udhëtonte me motor. Ai është përplasur me bordurën e trafikndarëses së autostradës dhe nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Policia nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here