Në të kaluarën, pas natës së parë të dasmës ishte zakon varja në dritare e carcafëve të përgjakur, dëshmi e humbjes së virgjërisë së nuses. Zakon i vjetëruar dhe i bazuar në një besim te gabuar.
Gjatë marrëdhënies së parë seksuale jo gjithmonë gruaja ka gjakrrjedhje!
Këtë e thonë të gjithë mjekët, kudo në Botë. Pavarësisht këtij fakti të pakundërshtueshëm, vecanërisht në vendin tonë,në një pjesë të madhe të popullsisë ende qëndron i gjallë mentaliteti i vjetër.
Gjakrrjedhja është pasojë e carjes së himenit, nëse kjo ndodh, ju do të vini re disa pika gjaku të kuqe, rrjedhja ndalon vetë në një kohë të shkurtër, por mund të përsëritet në raportet e mëvonshme, veçanërisht në qoftë se pozicioni ndryshon.
Por meqënëse kjo cipë furnizohet shumë pak nga enët e gjakut, ka mundesi që të mos ketë asnjë humbje gjaku.
Konsistenca, forma dhe shkalla e elasticitetit të membranës ndryshojnë nga një grua në tjetrën, nëse cipa e virgjërisë është e ngurtë, ajo priret të cahet menjëherë, por kur ajo është shumë elastike mund të zgjerohet pa u carë.
Madje disa vajza nuk e kanë cipën e himenit të zhvilluar ,formuar plotësisht ose ajo i është carë që më parë, gjatë kohës së praktikimit të sporteve të ndryshme,ngarjes së bicikletës,kalërimit,etj.
Edhe dhimbja nuk është një rregull. Ndodh vetëm në qoftë se femra nuk është e relaksuar dhe eksituar mjaftueshëm: muskujt e murit vaginal rrijnë të kontraktuar dhe mukoza është pak e lubrifikuar, si rrjedhojë depërtimi bëhet i vështirë, rrjedhimisht i dhimbshëm. Përndryshe më së shumti ndihet një siklet i lehtë.
Nëse gjakrrjedhja nuk është sinonim i Virgjërisë ( ekzistojnë ndërhyrje kirurgjikale të cilat e bëjnë të mundur “pergjakjen e carcafëve” edhe pas shumë vitesh eksperiencë),e kundërta,pra mungesa e gjakut, nuk do të thotë aspak se një femër nuk është e virgjër.
jutifikimet e KURVAVE
Ajo vajza ne foton ilustuese eshte e virgjer apo jo?