Home Aktualitet Foreign Policy: SHBA afër marrëveshjes me Shqipërinë per armet kimike

Foreign Policy: SHBA afër marrëveshjes me Shqipërinë per armet kimike

609
0

colum-lynchShtetet e Bashkuara janë afër marrëveshjes me qeverinë shqiptare për të shkatërruar kimikatet e Sirisë. Kështu shkruan sot Foreign Policy, duke iu referuar dy diplomatëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së . Artikulli është shkruar nga, Colum Lynch, reporter i Uashington Post në Kombet e Bashkuara dhe blogger në Revistën Foreign Policy.

Sipas propozimit amerikan, i cili nuk është bërë publik, Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë qeverinë shqiptare me laboratorë të lëvizshëm të aftë për shkatërrimin e gazit, përmes një procesi të njohur si “hidrolizë”.

Ndërkaq, sipas Foregn Policiy, misioni Shqiptar në Kombet e Bashkuara nuk i është përgjigjur një kërkese për një koment lidhur me kërkesën. Po ashtu edhe misioni amerikan në Kombet e Bashkuara nuk kanë pranuar të komentojë për një marrëveshje, por është shprehur se “Ne inkurajojmë kombet, duke ofruar mbështetje, përfshirë personelin , ekspertizën teknike, informacionin , pajisjet, burime financiare dhe të tjerë. Ne vazhdojmë të diskutojmë me partnerët ndërkombëtarë për gjetjen e mjeteve më efikase dhe të shpejta për eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë.”
Ambasadori i Rusisë në OKB , Vitaly Churkin u ka thënë gazetarëve, që pjesëmarrja e Rusisë në këtë aksion është mjaft e mundshme.
Qeveria siriane ra dakord në shtator për një projekt ambicioz të Shteteve të Bashkuara për shkatërrimin e arsenalit të armëve kimike të Sirisë deri në fund të qershorit 2014. Në shkrim theksohet edhe plani i Asadit, për të kërkuar ndihmë nga SHBA-të për të përforcuar ushtrinë me kamionë të blinduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here