Home Politike Drejtoret e rinj qe do emerohen nga Rama

Drejtoret e rinj qe do emerohen nga Rama

669
0

kryeministriaTashmë që po afrohet dhe momenti kur qeveria e re e majtë e kryesuar nga Edi Rama të marrë drejtimin e vendit për një mandat katër vjeçar, po shkurtohen dhe ditët e drejtuesve të drejtorive të cilët emërohen direkt me firmën e kryeministrit. Ndonëse nuk janë ndarë ende drejtoritë përkatëse sipas partive aleate, në bazë dhe të marrëveshjes së nënshkruar para zgjedhjeve, por dhe kur ende nuk janë ndarë këto poste dhe për vetë përfaqësuesit e PS, mund të nënvizohet fakti se këto drejtori të Përgjithshme që do të kenë në krye drejtues pas firmën e Ramës, janë propozim të ministrave të linjës.

Kështu, me propozim të ministrit, me dy kandidatura emërohet me firmën e kryeministrit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ku në krye aktualisht është Hysni Burgaj. Kandidaturat që përfliten për këtë post janë të shumta, ndoshta dhe të shtyrë nga karriera e gjatë e tyre por dhe grada specifike për këtë post, që pak e kanë. Ata janë ish-drejtorët e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Bilbil Mema, Bajram Ibro dhe Ahmet Premçi, por dhe ish-drejtori i policisë së Tiranës Ilirian Zylyftari, apo drejtuesi i lartë Sokol Bizhga. Por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë emri tjetër suprizë.

Ndërkohë që drejtorët e tjerë që firmosen nga kryeministri janë, drejtori i ATSH, ndërsa me propozim të ministrive të linjës janë Drejtori i Përgjithshëm i Postave, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Drejtori i Përgjithshëm i Tatim Taksave, Drejtori i QSUT, Drejtori AKKP, Drejtori i Hipotekave, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit dhe Drejtori i INSTAT. Gjithnjë nëse do të funksionojë kjo strukturë sipas modelit të vjetër.

Mësohet se kryeministri Rama pritet të fillojë konsultimet me partitë aleate, por dhe me strukturat drejtuese të PS për të vendosur marrjen e përgjegjësive jo vetëm për drejtoritë e përgjithshme që kërkojnë firmën e tij për krerët drejtues, por dhe për zv.ministrat dhe drejtoritë e tjera të linjës. Njëherësh konsultime do të ketë dhe për nivelet e tjera të qeverisjes, gjithnjë duke iu përmbajtur pjesës politike pa prekur administratën publike që ka statusin e nëpunësit civil..

DREJTORITË QË FIRMOSEN NGA KRYEMINISTRI

Drejtori i Përgjithshëm i Postave
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave
Drejtori i Përgjithshëm i Tatim Taksave
Drejtori i QSUT
Drejtori AKKP
Drejtori i Hipotekave
Agjencia Kombëtare e Ushqimit
Drejtori i ATSH
Drejtori i INSTAT

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË SË SHTETIT

KANDIDATËT
Bilbil Mema
Bajram Ibro
Ahmet Premçi
Ilirian Zylyftari
Sokol Bizhga

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here