Home Aktualitet I gervishi makinen e te dashures, qellon per vdekje 60-vjeçarin

I gervishi makinen e te dashures, qellon per vdekje 60-vjeçarin

509
0

gervisht-makinenNjë 60-vjecar është vrarë me grushta nga nje i ri pas një sherri që pati si shkak gërvishtjen e një automjeti. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 minuta të ditës së sotme pranë fushës “Ali Demi”, Tiranë.

Viktima mësohet të jetë shtetasi Gëzim Karaj (i cili punonte si saldator). 60-vjecari mësohet se humbi jetën rrugës për në spital.

Burime nga policia e kryeqytetit konfirmojnë se sherri fillimisht ka nisur pasi viktima ka gërvishtur makinën e një femre, më një raft të vjetër të cilën e kishte vendosur pranë automjetit të parkuar. Vajza ka lajmëruar me telefon të dashurin e saj shtetasin Artenc Shehu 30-vjec, i cili në debat e sipër e ka goditur me grushta 60-vjecarin duke i shkaktuar plage te renda që sollën edhe vdekjen.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë ka vënë në pranga 1 orë pas ngjarjes autorin Artenc Shehu 30-vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë.

Materialet për këtë ngjarje do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të metëjshme.

Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se Gëzim Karaj është qëlluar disa herë me grusht nga 30-vjecari Artenc Shehu. Ka qenë ky momenti kur Karaj është shembur në tokë dhe ka pasur gjakderdhje nga veshi. Banorë të zonës e kanë marrë 60-vjeçarin dhe kanë nisur drejt spitalit, por fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka dhënë shpirt në makinën e rastit me të cilën transportohej në spital.
Policia ka shoqëruar në polici dhe vajzën, të dashurën e autorit për shpjegime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here