Home Aktualitet 21 Janari, Prokuroria: Eksperti futi ashkël në këmishën e Ziverit

21 Janari, Prokuroria: Eksperti futi ashkël në këmishën e Ziverit

570
0

ashkel-ziver-veiziProkuroria e Tiranës vjen me fakte tejet të rënda mbi tragjedinë e 21 Janarit të dy viteve më parë, e cila nuk u mbyll me shpalljen e pafajësisë për 2 gardistët nga Gjykata e Tiranës më 17 shkurt. Në apelimin që organi i akuzës i bën sot vendimit të Gjykatës, zbulohen fakte tronditëse, e ndër ta, është një manipulim në trupin e demonstruesit të vrarë Ziver Veizit.

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për 21 Janarin, ndërsa në tekstin e apelimit ngrihet një akuze e rëndë në drejtim të ekspertit Ndoc Cardaku se ka manipuluar provat duke vendosur një ashkël në rrobat e Ziver Veizit e madje duke e shtyrë me gisht atë.

Prokuroria bën të qartë ndër reshta se eksperti Ndoc Çardaku në mënyrë aspak profesionale dhe me një veprim tejet të qëllimshëm “shtyn me gisht një ashkël për në vrimën e hyrjes në këmishë dhe e ngjesh aty. Më vonë eksperti, kërkon një “klemë” për ta hequr atë e për ta administruar si provë”.

Sipas Prokurorisë eksperti është filmuar teksa shtyn me gisht ashklën në këmishën e Ziver Veizit, duke dashur të krijojë një iluzion të rremë, se plumbi ishte rikoshet, për të bërë kështu të besuar tezën se plumbi ka qenë rikoshet dhe se pasi ka kaluar në një nga pemët pranë Kryeministrisë ka përshkuar më pas trupin e Ziver Veizit. Video, e cila është paraqitur në një ndër seancat gjyqësore, sipas Prokurorisë tregon qartë manipulimin e provave, siç tregohet edhe në këtë foto të shkëputur nga video-ekspertimi mbi rrobat e Ziver Veizit.

ndo cabaku 21 janari

Prokuroria thekson se në plagën e të ndjerit Ziver Veizi nuk kishte asnjë ashkël, duke akuzuar drejtpërdrejtë ekspertin Ndo Çardaku për manipulimin e kryer me provat në rrobat e tij.

Prokuroria ngre këtë akuzë pasi në ekspertizën e parë të bërë mbi trupin e Ziver Veizit nga FBI dhe nga eksperti i akuzës Dritan Zoto, vrima e hyrjes së plumbit në rrobat e Veizit ka qenë më e vogël, ndërsa në ekspertizën e Ndoc Çardakut është më e madhe gjë që tregon qartë ndërhyrjen.

“Gjykata ka arritur në një përfundim të gabuar, pasi nuk ka vlerësuar faktet e pakundërshtueshme, të cilat do të mund ta çonin në një konkluzion logjik,si përsa i përket natyrës së dëmtimeve të evidentuara në predhën e gjetur në kufomën e të ndjerit Ziver Veizi, ashtu edhe sa i takon elementëve të tjerë që lidhen me trajektoren e predhës brenda trupit të viktimës dhe trajektoren jashtë trupit të viktimës”, bëhet e ditur në dokumentin e apelimit të Prokurorisë së Tiranës.

Duke u ndalur në këtë element si provë e fortë, por edhe disa të tjera, Prokuroria thekson se Gjykata ka tejkaluar kompetencat. “Gjykata në kundërshtim të plotë me Kodin e Procedurës Penale, me një vendim të gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, nuk ka bërë rikualifikim të veprës penale”, -thuhet në tekstin e apelimit. Po ashtu prokuroria konsideron si “një shkelje të rëndë” zbatimin për analogji që Gjykata ka bërë me një vendim të Gjykatës të të Drejtave të Njeriut lidhur me vrasjen e një të riu italian në 2001gjatë protestave në Xhenova të Italisë gjatë samitit të G8.

Pas gjithë këtyre fakteve Prokuroria kërkon rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës, duke i mbetur besnike akuzës së formuluar prej saj “për vrasje me dashje” dhe kërkon dënimin me 23 vjet burg për ish-komandantin e gardës së Republikës, Ndrea Prendin dhe 25 vjet burg për ish-gardistin Agim Llupo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here