Home Aktualitet Motra e Florie Peçit: Si e mësuam shtatzëninë

Motra e Florie Peçit: Si e mësuam shtatzëninë

582
0

florie-peci– Ndodhet e vetme në dhomen numer 3, të katit të dyten, në të ashtuquajturin, “Materniteti i Vjetër i Tiranës”. Gjëndja e saj psikike nuk është e mirë dhe duket se as vetë nuk e ka kuptuar se çfarë i ka ndodhur, apo pse ndodhet aty. Nuk flet përveç ndonjë fjale me shkëputje.

Florie Peçi, studentja nga Librazhdi, e cila u dërgua në Austri në gjëndje kome, pas aksidentit të vitit të kaluar në Himarë, herë herë qesh, ndoshta dhe kur bëhen biseda që s’kanë nota humori, herë duket e merzitur. Ajo ndodhet në muajin e pestë të shtatzënisë dhe prej datës 25 janar, është e shtruar në Spitalin Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.

Ndërsa motra e saj, Eri Peçi, qendron gjatë gjithë kohës me të. Madje, duke qenë se njëri nga dy shtretërit e dhomës është bosh, flinte aty. Veç kujdesit të motrës, Fliria kishte dhe përkujdesjen maksimale të infermiereve, madje herë-herë më tepër sesa kishte nevojë. Kjo, ndoshta nga keqardhja qe ndjenin për të. Ndërsa motrën e saj e mbështesnin moralisht.

Eri Peçi, në një intervistë ekskluzive për “Shqiptarja.com”, ka treguar se si ndihet ajo dhe familja e saj, pas lajmit për shtatzënisë së Flories, fakt të cilin e ka konfirmuar edhe drejtori i këtij spitali, Halim Hosova, i cili ka deklaroi, se shtatzënia është e muajit shtator.

Çfarë ju kanë thënë, kur ka mbetur shtatzënë Floria?

Nuk e prisnim këtë. Të shkosh për kurim nga aksidenti dhe mbetesh shtatzënë. Ne e çuam për kurim më të mirë aty dhe shiko çfarë i bënë. E gjitha kjo ka ndodhur në shtator, kur motra ishte për kurim në Austri. Ne kemi ardhur në tetor në Shqipëri. Unë kam qenë me Florien, gjatë kohës që ajo ishte për kurim në Vjenë. Nuk e di pse çdo gjë duhet të na ndodhi ne. Pas Himarës edhe kjo tani, dy goditje të forta rresht. Jemi të shokuar të gjithë si familje.

Mjekët silleshin shumë mirë aty, por nuk di, se kush mund ta ketë bërë këtë gjë. Familja kosovare, ku ne shkonim ndonjëherë, na ka mbajtur shumë pranë. Nuk dyshoj fare për ta.

Kur e kuptuat se Floria ishte shtatzënë?

Ne e kuptuam që Floria ishte shtatzënë para tre-katër javësh, kur e çuam për një vizitë në Librazhd, pasi kishte shqetësime. Aty mjeku na tha, se Floria është shtatzënë. E dërguam sepse, shpesh motra ankohej për dhimbje barku.

Nuk e di çfarë do bëhet me shtatzëninë, do të vazhdojë apo do e ndërpresin. Deri tani nuk na kanë thënë asgjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here