Home Aktualitet Rudina Magjistari: “Jam shumë e dashuruar me Xhavitin”

Rudina Magjistari: “Jam shumë e dashuruar me Xhavitin”

1509
0

rudina-magjistari-xhavit-bajrami
Në vitin e dytë të deklarimit të lidhjes, moderatorja pohon: Ende nuk kemi asnjë plan për martesë.

Moderatorja e njohur e programit të pasdites në “Tv Klan”, Rudina Magjistari, dhe kampioni kosovar i kick box-it, Xhavit Bajrami, janë fotografuar nga paparaci ynë në koncertin për violinë solo të Tedi Papavramit, në Tiranë. Kjo është hera e dytë që çifti më i komentuar së fundi për historinë e tyre të bukur të dashurisë fotografohen në një event kulturor, pas shfaqjes si çift vitin e kaluar, në festën mondane, që sopranoja Inva Mula organizoi për ardhjen në jetë të vajzës, Nina. E dihet që në më shumë se një vit të deklarimit të lidhjes së tyre, edhe pse kërkesat për të qenë në kopertina revistash e suplemente fundjavash kanë qenë të shumta, ata ende nuk kanë pranuar të shfaqen çift së bashku në ndonjërën prej tyre, duke i rezervuar historisë së tyre mbase një eksluzivitet ndryshe në media. Ndoshta kanë menduar që të realizojnë fotot e para për kuriozitetin e publikut, kur të ngjiten në altar, edhe pse moderatorja e njohur ende nuk jep ndonjë prononcim për planin që mund të kenë bërë për martesë. E rëndësishme është që ata ndihen të dashuruar, dhe këtë fakt nuk e fshehin në asnjë moment. Vetë Rudina, e pyetur për lidhjen dhe përjetimet me Xhavitin shprehet: ”Mund të them vetëm që jam shumë e dashuruar dhe e lumtur”.

Nga ana tjetër, Xhaviti në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale nuk i kursen përkëdhelitë dhe fjalët e ëmbla kundrejt Rudinës duke e quajtur “syni im”. Miqtë e tij e komplimentojnë pa fund çiftin, duke i komentuar të dy si mjaft të bukur dhe të lindur për njëri-tjetrin. Rudina e nisi vitin 2013 me një rrëfim të rëndësishëm personal për veten, historinë e dashurisë në lidhjen dyvjeçare me kampionin e kick box-it, Xhavit Bajrami, me origjinë nga Kosova, por që ka bërë karrierë në Zvicër. Pas bërjes publike të lidhjes, Xhaviti u vendos në Tiranë, ku ka hapur dhe biznesin e tij këtu, një palestër profesioniste për trajnimin e të rinjve në sportin luftarak të kick box-it. Ai është një djalë shtatlartë, pra 197 cm, dhe Rudina e ka theksuar këtë fakt si një nga elementet kryesore, që e ka bërë nteresant në sytë e saj. Deri tani, kampioni i kick-boxit në rrëfimin e tij të vetëm mediatik për gazetat kosovare, vitin e kaluar, e ka përkufizuar lidhjen me Rudinën kështu: “Eshtë një lidhje shumë e bukur kjo me Rudinën dhe shkojmë mjaft me njëri-tjetrin. Ndihemi shumë mirë dhe të tjerat le t’ia lëmë kohës”, duke nënkuptuar ndoshta martesën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here