Prezantohet nënkryetarja e bashkisë së kryeqytetit. Nënkryetarja e bashkisë, Jorida Tabaku u prezantua nga kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Në fjalën e tij, kreu i bashkisë i kërkoi nënkryetares që të angazhohet fuqimisht në realizimin e prioriteteve të bashkisë, siç është ai i hapjes së vendeve të reja të punës dhe zhvillimi ekonomik.
Ndërkohë gjatë fjalës së mbajtur në prezantim, Jorida Tabaku u shpreh se do angazhohet në mënyrë që të arrihen objektivat dhe të zhvillohet kryeqyteti.
Jorida Tabaku vetëm pak më herët dha dorëheqjen nga posti i zv/ministres së Integrimit. Ndërkohë që, ajo kryesoi listën e Partisë Demokratike për këshilltarët bashkiakë në zgjedhjet e fundit lokale.