Home ShowBiz Prezantuesja shqiptare pushohet nga lajmet pasi pozon per Playboy

Prezantuesja shqiptare pushohet nga lajmet pasi pozon per Playboy

926
1

enkiPrezantuesja shqiptare që nxjerr gjoksin jashtë gjatë leximit të lajmeve është pezulluar nga puna sepse ka pranuar një set fotografik nga Playboy. Enki Bracaj, 21 vjec e cila punon tek Zjarr Tv në Shqipëri është bërë e njohur në botë falë një artikulli në ‘Dailymail’ para disa ditësh.

Por tani shefat e saj janë zemëruar dhe e kanë pezulluar nga puna pasi ajo është kontaktuar nga Playboy për një bashkëpunim. Ismet Drishti thotë se, e pezulloi pasi mësoi për setin fotografik. Sipas tij, kjo do të dëmtonte televizionin që ai drejton, Zjarr tv. Ky televizion ka fituar audiencë pikërisht nga ideja e tij. “ Ideja erdi si rezultat se të gjithë televizionet në Shqipëri kanë të njëjtën fytyrë në dhënien e lajmeve dhe të njëjtin mesazh. Unë doja të sillja dicka ndryshe, më të freskët”.

“Ideja ishte që ajo të mos tregonte shumë nga nudizmi i saj, të mbetej dicka misterioze aty. Kjo rezultoi e suksesshme dhe seti i fotove tani do na prishë shumë punë. Mbase gjithë këtë që kemi ndërtuar”.

Kurse spikerja hot thotë se, “Nuk pres të bëhem e famshme brenda natës. Kërkon shumë punë televizioni. Unë jam një gazetare në fillimet e mia dhe duhet të ndërmarr parasysh disa risqe”.

Gjithsesi palët po mundohen të gjejnë një rrugë të mesme.

Previous articleHelmohen 40 turiste Italiane, nisin hetimet ne hotelin ku qendruan
Next articleShperthen Sinanaj: “Nuk doni te zbardhni vrasjen e Skerdilajd Konomit”

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here