PĂ«rdorimi i armĂ«ve kimike Ă«shtĂ« ”i papranueshĂ«m dhe nuk duhet tĂ« mbetet kurrĂ«sesi pa njĂ« kundĂ«rpĂ«rgjigjie”, deklaroi sot sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m i NATO-s, Hans Fogh Rasmussen nĂ« pĂ«rfundim tĂ« njĂ« takimi tĂ« KĂ«shillit Atlantik, ku u shqyrtua e gjithĂ« situata e SirisĂ« dhe kryesisht pĂ«rdorimi i armĂ«ve kimike kundĂ«r popullsisĂ« civile.
NdĂ«rkohĂ« qĂ« pak kohĂ« mĂ« parĂ« Kryeministri sirian, Wael al-Halqi, paralajmĂ«roi vendet perĂ«ndimore se ”Siria do tĂ« ishte varreza e pushtuesve tĂ« huaj nĂ« rast ndĂ«rhyrjeje ushtarake”.
Këshilli i Sigurimit ndërkohë është mbledhur pa asnjë rezultat përfundimtar.
ORA 22:23: MERKEL DHE CAMERON SHPRESOJNĂ‹ VENDIM TĂ‹ OKB-SĂ‹
Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministri britanik David Cameron shpresojnĂ« njĂ« vendim tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« udhĂ« zgjidhjes sĂ« situatĂ«s nĂ« Siri.
ORA 21:20 – LIDHJA ARABE DĂ‹NON SULMET KIMIKE TĂ‹ASSAD
Ministrat e Jashtëm tëLidhjes Arabe pritet të mblidhen javën e ardhshme për një rezolutë, e cila dënon Bashar Al Assad si përgjegjësin e sulmeve kimike në Siri.
ORA 21:00 – REZOLUTA E BRITANISĂ‹ HIDHET POSHTĂ‹ NĂ‹ KS
Rezoluta britanike për ndërhyrje ushtarake në Siri hidhet poshtë në Këshillin e Sigurimit. Ambasadorët e Kinës dhe Rusisë kanë dalë jashtë mbledhjes.
ORA 21:00- PRESIDENTËT RUS PUTIN DHE ROHANI KUNDËR SULMIT USHTARAK
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij iranian, Hassan Rohani edhe pse dënojnë sulmet kimike në Siri janë kundër ndërhyrjes ushtarake.
ORA 18:45 – SHBA-tĂ« U BINDĂ‹N NGA NJĂ‹ TELEFONATĂ‹
Paniku i shprehur në një telefonatë i një prej gjeneralëve të ushtrisë së Assadit me njësinë ushtarake përgjegjëse për armët kimike në Siri, bindi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se pas sulmeve të 21 gushtit qëndron regjimi i presidentit Bashar al Assad.
Kështu raporton “DailyMail”, sipas të cilës përgjimi i telefonatës është bërë nga shërbimet sekrete amerikane. Në të zyrtari i lartë ushtarak sirian, emri i të cilit nuk bëhet publik, ka kërkuar mes panikut llogari nga shefi i njësisë së armëve kimike në Siri për sulmin në fjalë.
Grupet opozitare thonë se të paktën 1300 vetë, pjesa më e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë gjetën vdekjen në sulmet e 21 gushtit. Ata thonë se armët kimike janë përdorur edhe herë të tjera nga ushtria e Assad, por jo në përmasa të tilla.
Ndërkohë, mediat në Izrael fajësojnë Maher al-Assad, vëllai i natyralizuar i presidentit sirian Basha al-Assad, për autorësinë e sulmit. Në fakt emri i tij nuk është hera e parë që përmendet në media. Ai njihet si drejtuesi i disa njësive speciale të ushtrisë që akuzohen për disa nga masakrat më çnjerëzore që nga nisja e konfliktit të armatosur në vend.
Nga ana tjetër, për t’i paraprirë ndonjë sulmi të mundshëm me armë kimike Izraeli ka nisur të shpërndajë maskat kundragaz për popullsinë, kryesisht në zonat kufitare me Sirinë. Në Lartësitë Golan, që Izraeli mban të pushtuara që prej viti 1967, Tel Avivi ka përqendruar një numër të madh ushtarësh dhe mjetësh luftarake të përfshira në një stërvitje të gjërë si demostrim force ndaj Sirisë nëse kjo e fundit ndërmerr ndonjë sulm.
ORA 18:30 BURIME AMERIKANE: SULMET TË SHËNJESTRUAR DHE MË SHUMË SE NJËDITORE
NjĂ« raprezalje eventuale kundĂ«r SirisĂ« pĂ«r pĂ«rdorimin e armĂ«ve kimike kundĂ«r popullsisĂ« civile ”nuk do tĂ« jetĂ« i kufizuar nĂ« njĂ« fashĂ« kohore njĂ«ditore”, deklaroi njĂ« burim i lartĂ« i administratĂ«s amerikane pĂ«r agjencinĂ« informative “Bloomberg”, ndĂ«rsa nĂ« KĂ«shillin e Sigurimit po zhvillohet njĂ« takim lidhur me projektrezolutĂ«n britanike “qĂ« autorizon pĂ«rdorimin e tĂ« gjitha mekanizmave tĂ« nevojshme pĂ«r mbrojtjen e popullsisĂ« civile” siriane nga sulmet me gaz.
ORA 18: 25 AFP: BURIMET AMERIKANE: SULMET TE PASHMANGSHME
Burimet amerikane pohojnë se sulmet kundër shënjetrave ushtarake siriane brenda pak ditëve janë të pashmangshme, informon AFP.
ORA 18:20 NATO: PËRDORIMI I ARMËVE KIMIKE NUK DUHET TË MBETET PA KUNDËRPËRGJIGJE
PĂ«rdorimi i armĂ«ve kimike Ă«shtĂ« ”i papranueshĂ«m dhe nuk duhet tĂ« mbetet kurrĂ«sesi pa njĂ« kundĂ«rpĂ«rgjigjie”, deklaroi sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m i NATO-s, Hans Fogh Rasmussen nĂ« pĂ«rfundim tĂ« njĂ« takimi tĂ« KĂ«shillit Atlantik, ku u shqyrtua e gjithĂ« situata e SirisĂ« dhe kryesisht pĂ«rdorimi i armĂ«ve kimike kundĂ«r popullsisĂ« civile.
”Nuk duhet tĂ« mbetet pa marrĂ« njĂ« kundĂ«rpĂ«rgjigjie tĂ« merituar”, theksonte kreu i aleancĂ«s ushtarake tĂ« Altantikut tĂ« Veriut
ORA 17: 58 DAMASKU: SIRIA DO TĂ‹ JETĂ‹ VARREZA E PUSHTUESVE TĂ‹ HUAJ NĂ‹ RAST SE NA SULMOJNĂ‹
Kryeministri sirian, Wael al-Halqi, ka paralajmĂ«ruar sot vendet perĂ«ndimore se ”Siria do tĂ« ishte varreza e pushtuesve tĂ« huaj nĂ« rast ndĂ«rhyrjeje ushtarake”.
“Siria (…) do t’u shkaktojĂ« njĂ« habi tĂ« pamatĂ« agresorĂ«ve tĂ« saj po tĂ« njĂ«jtĂ«n mĂ«nyrĂ« siç ka bĂ«rĂ« gjatĂ« luftĂ«s izraelito-arabe tĂ« tetorit tĂ« vitit 1973 dhe do tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« varrezĂ«n e tyre”, deklaroi kryeminsitri sirian i cituar nga televizioni publik vendas, informon AFP
ORA 17: 55 IZRAELI VENDOS NË GJENDJE GATISHMËRIE NJËSITE REZERVISTE TË USHTRISË
Duket se autoritetet izraelite po përgatiten për një eventualitet sulmesh perëndimore në Siri, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve me armëve kimike që besohet të jenë kryer nga forcat e regjimit të Assadit dhe këtë e njoftuan rrjetet televizive vendase, të cilat theksonin se ministria e Mbrojtjes ka dërguar urdhra për paraqitje në kazermë në gjendje gatishmërie të lartë për një numër të caktuar njësitesh të rezervistëve të trupave ushtarake izraelite.
”Kabineti i Mbrojtjes ka miratuar, duke pasur nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes situatĂ«n nĂ« Siri, thirrjen nĂ« kazerma pĂ«r njĂ« numĂ«r tĂ« caktuar rezervistĂ«sh tĂ« disa reparteve tĂ« specializuara tĂ« trupave ushtarake”, theksonin rrjetet televizive izraelite.
TAKIM I PESË ANËTARËVE TË PËRHERSHËM TË KËSHILLIT TË SIGURIMIT MBI PROPOZIMIN BRITANIK
Ambasadorët e pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Rusia dhe Kina u mblodhën sot në Nju Jork për të analizuar projektin britanik për zgjidhjen e situatës në Siri, bënë të ditur burime diplomatike.
Kryeministri britanik, David Cameron u shpreh sot se Londra do tĂ« paraqiste njĂ« zgjidhje qĂ« dĂ«nonte sulmin kimik tĂ« 21 gushtit nĂ« Siri. “Ne do tĂ« autorizojmĂ« marrjen e tĂ« gjitha masave tĂ« nevojshme pĂ«r mbrojtjen e popullsisĂ« civile, duke pĂ«rfshirĂ« dhe pĂ«rdorimin e forcave ushtarake”, theksoi Cameron, informon AFP.
ORA 17: 00 URDHRI PËR SULMIN KIMIK MUND TË JETË DHËNË NGA VËLLAI I PRESIDENTIT ASSAD
Urdhri për përdorimin e armëve kimike që shkaktoi më 21 gusht vdekjen e qindra civilëve në periferi të Damaskut mund të jetë dhënë nga Maher al Assad, vëllai i presidentit sirian, Bashar al Assad, sipas një zyrtari të OKB-së që monitoron konfliktet në Lindjen e Mesme.
Maher al Assad është në krye të gardës së republikës dhe kontrollon divizionin e katërt, një njësi elitare e ushtrisë siriane që sipas opozitës ka përgjegjësinë për sulmin e 21 gushtit.
“PĂ«rdorimi i gazrave vdekjeprurĂ«s mund tĂ« ketĂ« qenĂ« vendim i diktuar nga arroganca e Maher al Assad, mĂ« tepĂ«r se sa njĂ« lĂ«vizje strategjike e presidentit, Bashar al Assad”, cituan burime nga OKB-ja, pĂ«r agjencinĂ« “Bloomberg