Home ShowBiz Yjet e ekranit, ja kush paguhet më shumë

Yjet e ekranit, ja kush paguhet më shumë

808
0

Kushdo që thotë se fjalët nuk kushtojnë, s’e njeh mirë Oprah Winfrey. Ose Jay Leno-n. Apo David Letterman. E këta të tre s’janë të vetmit që paguhen miliona dollarë në vit vetëm për të folur. Vetëm për një vit dhjetë moderatorë të emisioneve më të famshme televizive janë paguar 604 milionë dollarë në total, më së shumti prej aftësisë së tyre për të folur. Winfrey qëndron në krye të listës, me 275 milionë dollarë në këtë vit. Ajo është një ndër femrat më të pasura dhe më të fuqishme në biznesin e spektaklit. Ajo do të prezantojë shumë shpejt “Oprah Winfrey Network” në partneritet me “Discovery Communications”. Ajo ka gjithashtu një kontratë me vlerë 55 milionë dollarë me “XM Satellite Radio”. I dyti në listë është Howard Stern. Stacioni radiofonik i Stern, “Sirius Satellite Radio” i paguan atij 100 milionë dollarë, duke hequr këtu koston e produksionit të shout, e cila zbritet nga pagesa e tij. Ka shumë mundësi që ai të përfitojë një audiencë më të madhe, kur Sirius të shkrihet me radion rivale “XM Satellite Radio”. Ai pasohet nga David Letterman. Veterani i shout të orëve të vona të mbrëmjes, u kthye në hero vitin e kalluar, kur kompania e tij e produksionit arriti të bënte një marrëveshje me skenaristët që ishin në grevë të shoqatës “Writers Guild”, duke i detyruar ata të dilnin në punë para të tjerëve. Më pas vjen gjykatësja Judy Sheindlin. Gjykatësja e ashpër familjare e Nju Jorkut u shfaq skenat televizive në vitin 1993, kur emisioni “60 minutes” bëri një profil të sajin. Tre vite më vonë, producentët e Hollivudit i ofruan asaj shoun e saj televiziv. Seritë rezultuan të jenë fenomen më vete dhe shpeshherë ia kanë kaluar dhe shout të Oprah. Rush Limbaugh është një tjetër moderator i paguar. Ky është emisioni radiofonik më i dëgjuar dhe më i famshëm në SHBA dhe si rrjedhojë i jep të ardhura të mira drejtuesit. Rush Limbaugh ka një program radiofonik konservativ, të cilin e drejton prej më shumë se 20 vitesh. Ai ka i komplikoi gjërat në vitin 2008, kur nxiti republikanët të votonin për Hillary Clinton. Jay Leno është i shtati në listën e dhjetë moderatorëve më të paguar edhe pse vjet ishte viti i fundit që Leno ishte Leno do të jetë drejtues i programit “The Tonight Show” në kanalin televiziv “NBC”.
Vitin e kaluar ai do ia dorëzoi emisionin e famshëm Conan O’Brien. Sipas të dhënave, rrjetet e tjera televizive po përpiqen ta marrin sa më parë në punë atë. Ai pasohet nga Tyra Banks. Ish-supermodelja tashmë është kthyer në një nga femrat më të pasura në industrinë e spektaklit.Ajo prodhon dhe drejton në të njëjtën kohe spektaklin e saj të famshëm “The Tyra Banks Show”, si dhe spektaklin tjetër “America’s Next Top Model”. E dhjeta është Ellen DeGeneres. Drejtuesja e emisionit “The Ellen DeGeneres Show” që prej vitit 2003 gjithashtu është një fanatike e kafshëve dhe mendohet se ka 15 përqind aksione në kompaninë e ushqimit të kafshëve “Halo Purely for Pets”. Ajo fillimisht e nisi karrierën si komediane.

1. Oprah Winfrey
Pagesa në vit:
265 milionë dollarë

Ajo është një ndër femrat më të pasura dhe më të fuqishme në biznesin e spektaklit. Ajo do të prezantojë shumë shpejt “Oprah Winfrey Network” në partneritet me “Discovery Communications”. Ajo ka gjithashtu një kontratë me vlerë 55 milionë dollarë me “XM Satellite Radio”.

2. Howard Stern
Pagesa në vit:
70 milionë dollarë

Stacioni radiofonik i Stern, “Sirius Satellite Radio” i paguan atij 100 milionë dollarë, duke hequr këtu koston e produksionit të shout, e cila zbritet nga pagesa e tij. Ka shumë mundësi që ai të përfitojë një audiencë më të madhe, kur Sirius të shkrihet me radion rivale “XM Satellite Radio”.

3. David Letterman
Pagesa në vit:
45 milionë dollarë

Veterani i shout të orëve të vona të mbrëmjes, u kthye në hero vitin e kaluar, kur kompania e tij e produksionit arriti të bënte një marrëveshje me skenaristët që ishin në grevë të shoqatës “Writers Guild”, duke i detyruar ata të dilnin në punë para të tjerëve.

4. Gjykatësja Judy Sheindlin
Pagesa në vit:
45 milionë dollarë

Gjykatësja e ashpër familjare e Nju Jorkut u shfaq skenat televizive në vitin 1993, kur emisioni “60 minutes” bëri një profil të sajin. Tre vite më vonë, producentët e Hollivudit i ofruan asaj shoun e saj televiziv. Seritë rezultuan të jenë fenomen më vete dhe shpeshherë ia kanë kaluar dhe shout të Oprah.

5. Dr. Phil McGraw
Pagesa në vit:
40 milionë dollarë

I konsideruar si doktori i marrëdhënieve dhe lidhjeve, ai është një ndër personazhet më të preferuar në Amerikë. Kjo nëpërmjet emisionit të tij televiziv dhe librave të tij të shumtë. Ai shkaktoi mjaft zhurmë, kur doli vullnetar të ndihmonte Britney Spears gjatë krizave të saj.

6. Rush Limbaugh
Pagesa në vit:
33 milionë dollarë

Ky është emisioni radiofonik më i dëgjuar dhe më i famshëm në SHBA dhe si rrjedhojë i jep të ardhura të mira drejtuesit. Rush Limbaugh ka një program radiofonik konservativ, të cilin e drejton prej më shumë se 20 vitesh. Ai ka i komplikoi gjërat në vitin 2008, kur nxiti republikanët të votonin për Hillary Clinton.

7. Jay Leno
Pagesa në vit:
32 milionë dollarë

Ky është viti i fundit që Leno do të jetë drejtues i programit “The Tonight Show” në kanalin televiziv “NBC”. Në vitin 2009 ai ia dorëzoi emisionin e famshëm Conan O’Brien. Sipas të dhënave, rrjetet e tjera televizive kanë bërë luftë të egër për ta marrë atë.

8. Tyra Banks
Pagesa në vit:
23 milionë dollarë

Ish-supermodelja tashmë është kthyer në një nga femrat më të pasura në industrinë e spektaklit. Ajo prodhon dhe drejton në të njëjtën kohe spektaklin e saj të famshëm “The Tyra Banks Show”, si dhe spektaklin tjetër “America’s Next Top Model”.

9. Regis Philbin
Pagesa në vit:
21 milionë dollarë

Bashkë-prezantuesi i emisionit “Live with Regis and Kelly” i shfaqur në kanalin televiziv “ABC” dhe ai sapo ka dalë me emisionin më të ri të tij “Million Dollar Passëord”, i cili transmetohet në kanalin televiziv “NBC”.

10. Ellen DeGeneres
Pagesa në vit:
20 milionë dollarë

Drejtuesja e emisionit “The Ellen DeGeneres Show” që prej vitit 2003 gjithashtu është një fanatike e kafshëve dhe mendohet se ka 15 përqind aksione në kompaninë e ushqimit të kafshëve “Halo Purely for Pets”. Ajo fillimisht e nisi karrierën si komediane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here