Home Politike Samiti i Varshavës, Bamir Topi takohet me Atifete Jahjagën

Samiti i Varshavës, Bamir Topi takohet me Atifete Jahjagën

565
0

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi dhe ajo e Kosovës, Atifete Jahjaga zhvilluan një takim dypalësh gjatë Samitit të Varshavës ku diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe integrimin e tyre.
Sipas Topit, Shqipëria do vazhdojë të japë mbështetjen e saj të plotë për integrimin e Kosovës në të gjitha procese e saj të zhvillimit.
Ndërkohë, Jahjaga theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera mës Shqipërisë dhe Kosovës do vazhdojnë të forcohen në interes të dy vendeve.
“Kosova është shtet i ri dhe po forcon paqen dhe sigurinë në rajon ndërkohë që në kuadër të kësaj aspirate, opozita dhe pozita kosovare po punojnë fort”, mësohet të ketë thënë Znj.Jahjaga.
Në takim u fol dhe për nënshkrimin e marrëveshjeve konkrete mes dy vendeve në fusha të ndryshme si infrastruktura, sistemi gjyqësor, arsimi, turizmi dhe energjetika.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here