Home Sport Gjermania fiton Kupën e Konfederatave duke mposhtur 1-0 në finale brezin e...

Gjermania fiton Kupën e Konfederatave duke mposhtur 1-0 në finale brezin e artë të Kilit

1560
0

Moment i artë për futbollin Gjerman. Pas triumfit të 21-vjecarëve në evropian edhe Gjermania e perspektivës e Joachim Loew fiton Kupën e Konfederatave duke mposhtur 1-0 në finale brezin e artë të Kilit, që ka fituar dy herë Kupën e Amerikës dhe eliminoi në gjysmëfinale Portugalinë.

Finalja e Shën Pjetërsburgut nisi plot vuajtje për Pancerat e rinj, me Kilin që për 20 minuta mori kontrollin e ushtroi presion asfiksues duke iu afruar golit, por në rastin e parë që ju krijua, këtë herë nga një gabim vërtet foshnjarak i Marcelo Diaz Gjermania eksperimantale tregoi se di të jetë po aq cinike duke ndëshkuar amerikano-jugorët me Lars Stindl që shënoi golin e vetëm të takimit.

Kili e ndjeu psikologjikisht goditjen duke i lejuar Gjermanisë të krijojë me Leon Goretzkën që u shfaq dy herë rrezikshëm para portës me Claudio Bravon që ju përgjigj mirë në të 45. Edhe në pjesën e dytë Gjermania sërish e rrezikshme me Draxler në të 55, tensioni në rritje në minutat e mbetura sidomos për Kilin që ju afrua dy herë golit, me Arturo Vidal dhe Sagal, por pa kthjelltësinë e duhur para portës, me Gjermaninë që edhe pse ju desh të vuajë deri në fund arriti të menaxhonte avantazhin për të fituar të parin trofe të Kupës së Konfederatave. Deri më tani trofeu i ka sjellë ters në Botëror çdokujt që e ka fituar, por gjermanët në futboll kanë thyer edhe të tjera tabu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here