Pas një starti mëse pozitiv, humbja 2-0 në Bosnje, por edhe kalendari që ka kombëtarja shqiptare deri në fund, kanë vënë gjithçka në rrezik përsa i përket objektivit të arritjes së vendit të katërt. Kuqezinjtë janë tashmë në kuotën e 8 pikëve, po aq sa Rumania, por në vendin e parafundit për shkak të golavarazhit. E ndërkaq, ndeshja e radhës është me Francën, me të cilën është një mision tejet i vështirë për të marrë pikë. Po ashtu, kombëtarja ka një takim në transfertë me Luksemburgun, më pas sërish me Francën në Paris dhe në fund me Rumaninë. Përveç Luksemburgut, në takimet e tjera duket tepër e vështirë për të marrë pikë, sidomos duke parë situatën e ngjeshur në renditje dhe faktin që asnjë ekip s’ka shans të tolerojë.