Home Shendetesi Nuk ju zë gjumi nga vapa? Ja ushqimet dhe pijet kundër pagjumësisë

Nuk ju zë gjumi nga vapa? Ja ushqimet dhe pijet kundër pagjumësisë

820
0

Gjumi ndikon drejtpërsëdrejti në sistemin endokrin dhe metabolizmin, të cilat ndikojnë në gjenerimin e hormoneve dhe rigjenerimin e energjisë. Gjumi gjithashtu ka rëndësi për rritjen e qelizave, rëndësia e të cilave është e pamohueshme, ka efekt direkt në funksionimin e rregullt të trurit, në aftësinë e përqendrimit dhe të ruajtjes së memories. Na bën më elastik kur kemi të bëjmë me vendimmarrjen dhe gjykimin. Gjumi gjithashtu rrit aftësitë motorike dhe reaksionin. Pagjumësia rrezikon realisht shëndetin tonë.Vera është stina më e ndjeshme e vitit për ata që vuajnë nga pagjumësia. Nëse, zakonisht, çrregullimet përfshijnë 20% të të rriturve, gjatë qershorit deri në gusht do të ketë një dyfishim, duke ndikuar në këtë mënyrë në mirëqenien tuaj. Ngrohja e temperaturave është shkaku primar, më pas vijnë mushkonjat dhe zhurmat e ardhura nga jashtë. Edhe orët e ditës kanë disa përgjegjësi: sa më të gjata bëhen ditët të, aq më pak melatonin prodhohet(hormoni që lehtëson gjumin i sekretuar nga një gjëndër e vendosur në zonën e trurit, të quajtur hipotalamus. Rezultati: më pak gjumë. Në verë, ulesh vonë në tryezë, duke ndërlikuar në këtë mënyrë tretje e ushqimit. E gjitha kjo zvogëlon kohën e gjumit, në vetëm 4-5 orë në natë(8 orë normalja e një gjumi të rregullt), ose mund të jetë një gjumë me “mikrorizgjime”. Por problemi mund të zgjidhet, në sajë të ushqimit. Zbuloni me ne se si.

Karkade dhe mjedër për të qenë “të freskët”

Karkade ofron shumë vitaminë C, të përshtatshme për të mbrojtur veten nga të nxehtit e verës, ndërsa mjedra përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndalonafshin, sidomos të këmbëve. Për në përftuar një pije freskuese procedoni si më poshtë: vendosni të vlim një gotë ujë, hiqeni prej të nxehtit dhe hidhini një lugë gjelle lëng mjedre dhe karkade, lëreni të qëndrojë për 5 minuta, pastaj hidheni në një filxhan,hidhini pak mjalt dhe pak lëng limoni. Përziejini mirë, lëreni të ftohtë, trazoheni përsëri dhe pini nga një filxhan një orë para se të shkoni të flini.

Si të përgatitemi për një gjumë të mirë duke ngrënë

Pagjumësia ndaj të nxehtit meriton vëmendje të posaçme sepse ajo mund të ketë vërtet efekte të mëdha negative, duke zvogëluar vitalitetin dhe vëmendjen gjatë ditës. Ja disa të dhëna të dobishme për t’u vënë në praktikë në tryezë, veçanërisht në darkë, duke zgjedhur ushqime të drejta.

Uthull jo, uthull molle po!
Uthulla “gjallëron” trupin dhe e acidifikon, ndërsa uthulli i mollës, i pasur në kalium dhe magnez, pastron dhe freskon trupin. Një ilaç kundër pagjumësisë: para se të flini, merrni një lugë çaji, mjaltë të holluar dhe një lugë çaji uthull molle.

Pa sheqer të bardhë, mjaltë po!

Sheqeri i bardhë “djeg”, me një herë të gëlltitur, rezervat e vitaminave dhe mineraleve që janë, ndër të tjera, për të shmangur të nxehtit. Më mirë mjaltë, i cili gjithashtu ndihmon për të fjetur. Jo bukë dhe makarona të rafinuara, produkte me krunde po!Drithëra të rafinuar dhe prodhimet e qumështit nuk ju ngopin, rritin ndjenjën e nervozizmit dhe ankthit, që shpesh shoqërhet me pagjumësi gjatë verës.ndërsa krundet, duke mbajtur konstante nivelin e glicerinës, ngopin, rifreskonjnë trupin dhe çhelmojnë.

Jo ushqime shumë të pjekura, ushqimi të papërpunuara ose të ziera po!

Ushqime të gatuar për një kohë të gjatë, humbasin shumicën e lëndëve ushqyese që përmbajnë, duke përfshirë edhe ato të dobishme përgjumin, si vitaminën B dhe triptofanin. Për më tepër, nxehin organizmin. Ushqimet e papërpunuara ose ushqimet e ziera ruajnë të gjitha substancat e domosdoshme për sistemin nervor, për një pushim sa më të mirë.

Jo kripë të tepërt, përdorni bimë aromatike

Kripa e tepërt favorizon ruajtjen fluide. Kripa është e dëmshme jo vetëm për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni arterial por edhe ata që kanë një tension normal. Sasia mesatare e kripës që duhet të marrin në ditë meshkujt është 10.4 gramë, ndërkohë që fermat mund të marrin 7.3 gramë në ditë. Pra është më mirë që të zëvendësohet me bimë aromantike, diuretike dhe të freskëta, duke i dhënë shije dhe aromë gatimit.

Ëmbëlsirat janë të lejuara, me kusht që të jenë të duhurat!

Të konsumohen ëmbëlsira  me shumë sheqer, sidomos në vaktin e mbrëmjes, shkakton luhatje të nivelit të sheqerit në gjak: shumë të lartë kur sapo hahen dhe shumë të ulët pas disa orëve. Kjo krijon më shumë vështirësi për trupin tone, pasi është që ai që menaxhon, përveç të nxehtë, edhe dobësitë dhe tensionet nervore që rezultojnë nga ndryshimet e glukozës në gjak. Megjithatë, një sallatë frutash të freskëta me mjaltë ose shurup panje, apo 1-2 lugë të vogla sheqer mund të ndihmojë.

Këshilla
1- Nuk duhet të shtriheni në krevat, nëse nuk keni gjumë.
2- Nuk duhet të shtriheni me stomakun plot.
3- Kur shtriheni për gjumë nuk duhet të mendoni asgjë tjetër veç qetësisë.
4- Muskujt tuaj duhet të jenë të lirshëm, sidomos ata të fytyrës.
5- Gjithashtu këshillohet që gjatë ditës, mbas drekës, një pushim prej 20 minuta dhe jo më shumë, pasi rifreskoni gjithë trupin.
6- Mos pini kafe dhe pije alkoolike pesë ora para se të flini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here