Home Aktualitet Tiranë, arrestohet autori i vrasjes te zona e ish- bllokut

Tiranë, arrestohet autori i vrasjes te zona e ish- bllokut

679
0

Arrestohet autori i vrasjes së ndodhur në 13 qershor në zonën e Ish-bllokut. Marklen Haka, 22 vjeç është i dyshuari i vrasjes së 32 vjeçarit Nadien Zeneli dhe plagosjes së dy persona të tjerë, Tafë Mandri si dhe Bledar Miho.

Në lidhje me këtë ngjarje, në cilësinë e bashkëpunëtorit u arrestua edhe shtetasi Lutfi Haka 59 vjeç. Burime nga policia bëjnë me dije se po punohet për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Mbrëmjen e 13 qershorit, në rrugën “Ismail Qemali” ne Tiranë, 22 vjeçari Haka u afrua pranë tavolinës në lokalin ku ndodhej Nadien Zeneli dhe miqtë e tij, duke qëlluar drejt tyre me armë zjarri e duke lënë këtë të fundit të vdekur në vend si dhe duke plagosur dy personat që e shoqëronin.

Vrasja e 32 vjeçarit Zeneli mendohet të jetë bërë për motive gjakmarrje, pasi dyshohej se ishte autori i vrasjes së Roland Hakës në vitin 2004 në Krujë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here