Home Politike Topi-Arvizu: Procesi zgjedhor të përmbyllet sa më shpejt

Topi-Arvizu: Procesi zgjedhor të përmbyllet sa më shpejt

509
0

Presidenti Bamir Topi ka zhvilluar sot pasdite një takim pune me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksander Arvizu në rezidencën private të këtij të fundit.

Topi i dorëzoi Arvizusë, mesazhin drejtuar homologut të tij, Presidentit Barak Obama, me rastin e përvjetorit të 235-të Pavarësisë së SHBA-ve duke i shprehur njëkohësisht Ambasadorit amerikan urimet më të përzemërta edhe në emër të mbarë popullit shqiptar për këtë ngjarje historike.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Topi dhe Ambasadori Arvizu diskutuan edhe për situatën aktuale paszgjedhore, duke theksuar nevojën e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit zgjedhor, të kapërcimin e ngërçit të stërzgjatur politik nëpërmjet rivendosjes së dialogut politik ndër-institucional e respektimit të ligjit dhe institucioneve të pavarura kushtetuese në shërbim të interesave madhore të vendit dhe aspiratave integruese evropiane të popullit shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here