Home Sport Shuhet ëndrra korçare për Championsin, Dinamo Zagreb-Skënderbeu 4-1

Shuhet ëndrra korçare për Championsin, Dinamo Zagreb-Skënderbeu 4-1

652
0

skenderbeu

Dinamo Zagreb-Skënderbeu 4-1
Golat: Soudani 08′ 80′, Hodzic 15′ Taravel 56’/ Eskardinja
Formacionet zyrtare:
Dinamo Zagreb: Eduardo, Pinto, Sigali, Taravel, Pivariç, Mashado, Gonçalo, Soudani, Coric, Pjaca, Hodzic.
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Arapi, Shkëmbi, Eskardinja, Lilaj, Berisha, Progni, Latifi.
Gjyqtar: Xhanluka Roki
Delegat: Pierino L.G Lardi
Vëzhgues: Uno Tutk
Karton i kuq: Gonçalo 48′

berisha
Shuhet ëndrra korçare për Championsin. Skënderbeu është mundur edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Dinamos së Zagrebit me rezultatin e thellë 4-1. Një ndeshje që ka folur e gjitha për kroatët të cilët ishin zotër te fushës edhe në këtë takim duke mos i lënë asnjë mundësi Skënderbeut për të shpresuar. Edhe pse kanë luajtur 45 minuta me 10 lojtarë futbollistët kroatë nuk e kanë diskutuar për asnjë moment fitoren. Tashmë e gjithë vëmendja e ekipit bardhekuq do të fokusohet te kampionati dhe sidomos në Europa League, atje ku do të jetë edhe aventura e ardhshme e këtij ekipi. Aventurë që asnjë ekip tjetër shqiptar nuk e ka arritur deri më sot.
Pjesa e parë Korçarët e nisin mirë dhe mundohen të tregohen agresivë që në fillim. Megjithatë Dinamo rikuperon terren dhe hidhet në sulm duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 8-të. Krosim nga e majta dhe Soudani i haruar në thellësi të zonës nga mbrojtësit, godet me kokë duke kaluar të tijët në avantazh. Skënderbeu përgjigjet menjëherë dhe gjen golin me Eskardinjën vetëm 2 minuta më vonë. Arapi kroson per Latifin që nga mesfusha, ky i fundit merr topin ne të djathte te zones, futet ne zone dhe godet po e devijoi portieri, Eskardinja përfiton dhe shënon me portën bosh, barazohet rezultati. Kroatët nuk kanë si të pajtohen dhe ritin më shumë presionin. Në minutën e 15-të rikthejnë avantazhin me Hodziç. Rrëmujë në mbrojtjen korçare, Soudani kthen topin mbrapa për Hodziç dhe ky i fundit krejtësisht i pamarkuar godet duke e dërguar topin në rrjetë. Në pjesën e mbetur të 45 minutave të para korçarët nuk bëjnë pothuajse asgjë për tu përmendur dhe kanë vështirësi për të përballuar sulmet e shumta të Dinamos. Mbyllet pjesa e parë 2-1.
Pjesa e dytë Me fillimin e pjesës e dytë kroatët ndëshkohen me karton të kuq pasi Gonlaco merr kartonin e dytë të verdhë duke shtuar shpresat e Skënderbeut. Pavarësisht disavantazhit numerik, kroatët risin edhe më shumë sulmet e tyre ndaj ekipit korçar që e ka tëpamundur t’i rezistojë dhe në minutën e 56-të gjejnë golin e tretë me Taravel. Goditje kendi për kroatët, kroson drejt zonës Mashado dhe pas një rrëmuje në zonë Taravel godet duke e dërguar topin në rrjetë. 3-1 dhe Dinamo duket më e qetë dhe më e lirshme në fushë. Skënderbeu nga ana tjetër bën shumë pak për të qenë kërcënues. Në minutën e 80-të vjen edhe goli i katërt që vulos takimin në shifrat 4-1. Aksion model i Dinamos, Rog pason bukur për Soudani që rrëmben topin dhe futet në zonë duke i dalë i vetëm përballë Shehit duke e dërguar topin në rrjetë. Korçarët në tapet dhe tashmë gjithçka mbyllet këtu. Ekipi bardhekuq do të fokusohet te kampionati dhe do të përgatitet për Europa Leaguen, pasi edhe ky kompeticion është një luks për një ekip shqiptar.

MINUTAT:
FT’ Dinamo Zagreb-Skënderbeu 4-1
90+2′ Nimaga pason te hristov, ky i fundit godet, por e lehtë dhe qëndrore, pret Eduardo.
90′ Sinjalizohen 3 minuta shtesë.
88′ Goditje dënimi për Skënderbeun, kroson Shkëmbi dhe Nimaga godet fluturimthi me të majtën, por topi kalon mbi tra, pranë golit korçarët.
82′ Fernandez provon nga jashtë zone, por shpëton për mrekulli porta e Shehit.
80′ GOL DINAMO Aksion model i Dinamos, Rog pason bukur për Soudani që rrëmben topin dhe futet në zonë duke i dalë i vetëm përballë Shehit duke e dërguar topin në rrjetë. 4-1.
78′ Zvëndësim tjetër te Dinamo, largohet Pjaca duke i lënë vendin Fernadezit.
72′ Pjaca provon me një goditje të bukur nga kufijtë e zonës, shpëton mrekullisht porta e Shehit pasi topi kalon fare pak centimetra mbi traun e portës.
67′ Zvëndësim edhe te Dinamo, largohet Coric, vendin e tij e zë Rog.
65′ Zvëndësim te Skënderbeu, largohet Progni, në fushë Nimaga.
63′ Krosim në zonë nga Shkëmbi, Jashanica gjendet krejtësisht i lirë dhe godet me kokë, por topi është i dobët dhe pa rrezik.
60′ Tre goditje kendi rradhazi për Skënderbeun, por nuk sjellin asnjë rrezik në portën e Dinamos.
58′ Zvëndësim te Skënderbeu, largohet Berisha, në fushë hyn Peter Olainka.
56′ GOL Dinamo, shënon Taravel. Goditje kendi për kroatët, kroson drejt zonës Mashado dhe pas një rrëmuje në zonë Taravel godet duke e dërguar topin në rrjetë. 3-1.
54′ Rast ideal për Skënderbeun, Lilaj del bukur në të djathtë pas kombinimit me Vangjelin dhe then topin në qendër ku gjen krejtësisht të lirë Prognin, ky i fundit nuk kordinohet si duhet dhe godet shëmtuar duke shpërdoruar.
52′ Zvëndësim te Dinamo, Largohet Hodziç dhe i lë vendin Antoliç.
48′ Gonlaço ndërhyn ashpër ndaj Jashanicës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
46′ Ka filluar pjesa e dytë, rreshjet e shiut janë shtuar ndjeshëm.
HT’ Dinamo Zagreb-Skënderbeu 2-1
45′ Kombinime të bukura të kroatëve, Soudani provon në hyrje të zonës, por pret në pozicion Shehi.
41′ Dinamo mbetet përpara, Skënderbeu ka vështirësi në mbajtjen e topit.
37′ Kërcënim për portën e Dinamos, Lilaj gjuan bukur nga distanca, por topi kalon ngjitur me shtyllën.
34′ Zbritje e shpejtë e korçarëve, Shkëmbi provon nga distanca por gjuajtja e tij është shumë metra larg portës dhe aspak kërcënuese.
27′ Kroatët kanë fituar shumë terren, Skënderbeu duket i mbyllur mbrapa.
23‘ Goditjen e merr përsipër Shkëmbi që gjuan fort, por topi kalon ngjitur me shtyllën.
22′ Progni depërton drejt zonës, Coric e pengon në kufij dhe ndëshkohet me karton të verdhë, goditje dënimi në pozicion të favorshëm për Skënderbeun.
18′ Goditje dënimi për Skënderbeun në krahun e majtë, provon Radas, por topi përplaset në shtyllë dhe më pas përfundon jashtë.
15′ GOL DINAMO, shënon Hodzic. Rrëmujë në mbrojtjen korçare, Soudani kthen topin mbrapa për Hodziç dhe ky i fundit krejtësisht i pamarkuar godet duke e dërguar topin në rrjetë. Rikthehet në avantazh Dinamo.
10′ GOOOOOOOOL SKENDERBEUUU, Arapi kroson per Latifin që nga mesfusha, ky i fundit merr topin ne të djathte te zones, futet ne zone dhe godet po e devijoi portieri, Eskardinja përfiton dhe shënon me portën bosh, barazohet rezultati.
08′ GOL DINAMO, Krosim nga e majta dhe Soudani i haruar në thellësi të zonës nga mbrojtësit, godet me kokë duke kaluar të tijët në avantazh.
07′ Berisha tenton të depërtojë drejt zonës, provon koridorin për vangjelin që vjen me shpejtësi, por mbyllin kroatët.
05′ Vjen goditja e parë e dënimit për Dinamon e Zagrebit, korçarët luajnë mirë në këto minuta të para.
02′ Skënderbeu agresiv që në fillim, Eskardinja lë topin në të majtë për Berishën, ky i fundit kroson drejt zonës, por topi është shumë i fortë.
01′ Ka nisur ndeshja me topin e parë të luajtur nga korçarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here