Aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Laç.
Një parakalim i gabuar i furgonit, ka sjellë këtë aksident të rëndë, i cili është përplasur me një kamionçine.
Aksidenti ka ndodhur në afrësi të fshatit Rilë, ku dy nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.