Home Aktualitet Publikoi videon e grabitjes, arrestohet pronari i argjendarise

Publikoi videon e grabitjes, arrestohet pronari i argjendarise

608
0

Një ditë pas publikimit në media të videos që shfaqte pamjet rrënqethëse të grabitjes së argjendarisë së tij, Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier filloi procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të pronarit të saj, shtetasit Ilia Kabuci, 58 vjeç.

Fillimi i procedimit penal ndaj Kabucit u bë si i dyshuar për veprën penale “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, pasi ka rezultuar se filmimet e brendshme të vidiove të regjistrimit të vjedhjes me armë te argjendarisë, ia ka dhënë nëpërmjet një USB-je, pak kohë pas ndodhjes së ngjarjes më 05 korrik, personave të pa autorizuar.

Gjithashtu u bë sekuestrimi i serverit të regjistrimit të filmave të kamerave të ambientit të brendshëm të argjendarisë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.

Korrespondentja e Shqiptarja.com dhe TV A1Report në Fier tentoi dje të bisedonte me Kabucit pas publikimit të videos por ai nuk preferoi që t’i komentonte ato përpara kameras. Jashtë mikrofonit, ai është shprehur i revoltuar për punën e pamjaftueshme të policisë së qytetit të Fierit e cila, sipas tij, ka arritur të zbardhë vetëm sulmin e parë ndaj pronës së tij. Kabuci theksoi gjithashtu se atij ende nuk i është kthyer sasia e floririt të grabitur që policia i ka gjetur autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here