Një kg heroinë dhe 05. kg përzieres janë sekuestruar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës nga policia e Gjirokastrës, e cila ka bërë edhe arrestimin e poseduesit të mallit. Sipas policisë lokale gjatë kontrollit të imtësishëm të zhvilluar në automjetin tip Benx Taksi, autoveturë me targa AA 470 BK, që drejtohej nga Sokol Dulla, në hapësirën mes dy sediljeve të para në pjesën plastike u gjetën dy pako, të mbështjella me letër natriban me peshë 0.5 kg secila, gjithësej 1 kilogram heroinë. Në bagazhin e automjetit u gjet edhe një qese plasmasi e mbushur me përzierës heroine me peshë 0.5 kg. Për këtë policia bëri edhe arrestimin e Sokol Dullës 37 vjeç nga Berati,i cili ishte drejtuesi i mjetit ku u gjet droga. Ky person e kishte blerë lëndën narkotike në Berat dhe do ta transportonte në Athinë .