Home Aktualitet Amy, vajza që vdiq nga dashuria

Amy, vajza që vdiq nga dashuria

739
0

Gara është akoma e hapur për: Kush ka thënë frazën më mallëngjyese, kush ka bërë analizën më të thellë, kush e citoi i pari ceshtjen e 27 vjecëve, kush ka bërë batutën më gjenialo-zbavitëse që po cmend facebook. Jemi bërë tepër të zotë të gërthasim.

Ka kaluar pak kohë nga lajmi i vdekjes, por mjafton një xhiro e shpejt në rrjet për të gjetur kudo fotot e Amy Winehouse: Janë të gjitha identike, sikur të ishte kthyer në një personazh vizatimor dhe jo më një person.

Pastaj janë shkrimet që shoqërojnë fotot, të gjithë njëlloj: Flirtonte me vdekjen, probleme me alkolin, drograt, shtrimet në spitale. Një përshkrim i përsosur, i dëgjuar me miliona herë, një profil që përputhet më së miri me atë që të tjerët dëshirojnë të dëgjojnë, krhasime të lehta që të harxhojnë pak kohë.

Amy vdiq 27 vjece pasi u bë super e famshme në vitin 2006, pas daljes së “Back to Black”. Nga viti 2006 deri tani bëjnë 5 vjet dhe jo një jetë të tërë. Amy ekzistonte edhe para se të bëhej fenomeni Amy Winehouse.

Dokumentari “I told you I was trouble” që doli disa vite më parë na e kujton shumë mirë kush ishte Amy. Ka një skenë në atë dokumentar ku Amy është një vajzë në provimin e saj të pare, para atyre që më pas do bëheshin producentët e saj. Ka flokët e shkurtra, e veshur në mënyrë mëse normale nga ajo që jemi mësuar ta shohim në skenë. Duket lehtësisht e tensionuar. Mbi të gjitha ajo vajzë qeshë. Duket e Lumtur. Fillon të këndojë me zërin dhe talentin e jashtzakonshëm. Cfar ndodhi më pas e dimë të gjithë: Jeta e saj transformohet në një klishe e rokut dhe e artistit të mallkuar, deri në ekstremin e të “zakonshmes”, vdekja nga overdoza në moshën 27 vjece.

Amy u kthye në një statistikë, në një emër për tu shtuar kur bëhet një listë mbi artistët e mallkuar. Këngëtarja vdiq nga një kokteil drogërash dhe alkoli, sepse kështu vdesë një rockstar, me lulet, faqet e gazetave dhe lotët e fansave që e dëshmojnë këtë. Skena të një filmi të parë plot herë. Por vajza Amy, ajo jo, ajo vdiq nga tjetër gjë, sepse në moshën 27 vjecare një përson nuk vdes nga droga, vetëm nëse nuk do me të vërtet të vdesë. Vajza Amy, vdiq sepse kishte tepër kohë që nuk qeshte më. Ndoshta vajza Amy, vdiq kohë më parë, kur rockstar-i filloi të fitonte më shumë hapsirë në jetën e saj.

Ndoshta vdiq vetëm prej dhimbjes. Gazetat angleze tregojnë që ishte e dëshpëruar për ndarjen nga i dashuri, regjizori Reg Traviss. E dëshpëruar sic mund të jetë një vajzë me zemrën e thyer. Gjëja që e bënte të vecantë Amy-n, nuk ishte të qënit një rockstar. Ishte aftësia e saj të këndonte kur të mungon dikush aq shumë sa të duket sikur cmendesh, me dhimbjen që rinovohet sa herë që ai kthehet të tjetra, nga vetmia që të kap kur e kupton se ajo e gabuara je ti dhe jo ai.

Vajza Amy, vdiq nga dashuria. Në fund të fundit, na e kishte mësuar ajo: Dashuria është një lojë ku humbet gjithmon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here