Home Bota Unë nuk jam Charlie. Unë jam Ahmed, polici i vdekur

Unë nuk jam Charlie. Unë jam Ahmed, polici i vdekur

180
0

ahmed“Unë nuk jam Charlie. Unë jam Ahmed, polici i vdekur. “Charlie Hebdo ironizonte fenë time dhe kulturën time, ndërsa unë vdiqa duke mbrojtur të drejtën e saj për ta bërë.” Ky është twitteri i një shkrimtari me origjinë libaneze, e cila është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale në Francë, duke provokuar një mal komentesh dhe refleksionesh.

Në vend që të vendosi hashtagun #JeSuisCharlie në solidaritet me të vdekurit të gazetën satirike, shkrimtari Dyab Abou Jahjah ka krijuar një hashtag të ri #JeSuisAhmed, duke iu referuar policit të vrarë barbarisht përpara redaksisë së satirikes.

Emri i vërtetë i policit Ahmed ishte Hamed Merrabet 42 vjeç, i cili kishte edhe dy fëmijë. Ai ishte një nga dy agjentët në mbrojtje të drejtorit të Charlie Hebdo, Charbit, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here