Home Aktualitet Tragjedi ne Pogradec, 5 te rinj humbin jeten ne miniere

Tragjedi ne Pogradec, 5 te rinj humbin jeten ne miniere

509
0

miniere5 të rinj kanë humbur jetën pasi kanë mbetur të bllokuar në një minierë ku ishin nisur për të mbledhur skrap. Ngjarja e rende u mësua pas mesnate ndërsa të rinjtë ishin bllokuar që prej orës 7:00 të mëngjesit të ditës së mërkurë në një minierë në fshatin Beragozhde në komunën Dardhas.

Si pasojë e bllokimit kanë humbur jetën Edison Hamolli 23 vjeç, Nertil Hamolli 25 vjeç, Ledion Hamolli 24 vjeç, si dhe Sazan dhe Arjan Hamolli 29 vjeç. Mësohet se Edisoni, Nertili dhe Ledioni janë vëllezër.

Në vendngjarje mbërritën shtabi i emergjencave si dhe grupi i kërkim-shpëtimit të cilët po bëjnë të mundur nxjerjen e viktimave nga miniera. Pas mesnatës u nxorr trupi i pajtë i Edison Hamollit ndërsa sot në mëngjes, rreth orës 08:00 u nxorr trupi i Nertil Hamollit, 25 vjeç.

Të rinjtë kishin ndezur gjenerator brenda galerisë dhe e kishin lidhur me një pompë për nxjerrjen e ujit, tymi i gjeneratorit dyshohet se ka asfiksuar të rinjtë. Në këtë miniere vetëm nje jave më parë mbeti i bllokuar nje i ri tjetër, i cili ishte nisur për të mbledhur skrap dhe u shpëtua nga grupi i kërkim-shpëtimit pas gati 17 orësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here