Rastisën bashkë në klinikën e preferuar të dermatologjisë në “Beverly Hills”. Por duket Beyoncé, 32 vjeç, dhe ylli i “reality-show” Kim Kardashian, 33 vjeç, janë ende dy botë të kundërta, përderisa sipas një dëshmitari okular mësohet se këngëtarja thjesht e ka përshëndetur “sa për sy e faqe”. Më pas u distancua prej saj, duke e lënë Kim të zemëruar për mungesën e vëmendjes.
Praktikisht, Beyonce-s nuk ia kishte qejfi t’i fliste Kim-it, e cila nga ana e saj, gjithmonë sipas dëshimtarit, “ishte shumë e entuziasmuar që shihte Beyoncen dhe u nis me padurim drejt asaj për ta takuar. Mirëpo, nga ana tjetër, Beyonce dukej sikur nuk e njihte fare dhe u përpoq me të gjitha mënyrat për të qëndruar larg saj. Të dyja folën shumë pak, me Beyoncen që pyeti vetëm thjesht për të bijën e Kardashianit, North West”. Por vetëm kaq.