Home Aktualitet Publikohen videot e grabitjes se bankave nga Viktor Gushi

Publikohen videot e grabitjes se bankave nga Viktor Gushi

219
0

grabitje-bankeBehen publike sot videot e pashfaqura më parë, të dy prej vjedhjeve të kryera nga grabitësi serial, Viktor Gushi, të cilat janë cilësuar nga ekspertët e policisë dhe kriminologet si grabitjet me të shpejta të bankave të kryera në 15 vitet e fundit në Shqipëri. Aktualisht Gushi vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë. 

Viktor Gushi, 47 vjeçari nga Patosi që për 4 vjet me radhë nga vitit 2008 deri në vitin 2012 ishte personazhi më misterioz dhe më problematik për Policinë e Tiranës. I dënuar për 8 vjedhje me armë, dy vjedhje me pasojë vdekjen, pesë vjedhje me armë të mbetura në tentative, si dhe për tre plagosje të rënda me dashje, Gushi nuk do të mbahet mend vetëm për “aftësitë” e tij si kriminel për të mos lënë gjurmë në vendin e grabitjes, por dhe për shpejtësinë rekord të kryerjes së grabitjeve të cilat ishin të fokusuara kryesisht në banka dhe arka kursimesh. 

Grabitjet  janë cilësuar nga ekspertet e policisë dhe kriminologët si grabitjet më të shpejta të bankave të kryera në 15 vitet e fundit në Shqipëri: 


Në videon e parë, grabitja është realizuar nga Gushi për 33 sekonda. 

Ngjarja është shënuar më 20 qershor të vitit 2008 tek “Zogu i Zi” në Tiranë ku Viktor Gushi ka vjedhur me armë filialin e një bankë të nivelit të dytë, ku arriti të merrte shumën prej 300 mijë lekësh te rinj. Konkretisht i pandehuri pasi ka hyre në bankë i armatosur dhe i maskuar, i është afruar sportelit. Ai i ka zgjatur arkëtareve një qese dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar të fuste aty lekët e kasafortës. Arkëtarja i ka futur lekët në qese, i pandehuri pasi i ka marrë qesen është larguar me shpejtësi. Në largim e sipër nga nxitimi është rrëzuar tek dera e bankës ku për pasojë arma pistoletë që mbante në duar ka realizuar një qitje të pavullnetshme. 

Ngjarja është zhvilluar nga ora 13:45 min e 51 sekonda deri ne 13:46 minuta e 24 sekonda 

Grabitja e dyte ka ndodhur me date 21 nentor .2008, ora 13.40,në kryqëzimin e Rrugës “Bardhyl” me Rrugën “4 Dëshmorët”, Tirane i pandehuri ka vjedhur me armë filialin e nje banke te nivelit te dyte ku ka marrë shumën prej 800 mijë lekësh. I dënuari Viktor Gushi ka hyre me shpejtësi në bankë, i maskuar në fytyrë dhe me një kapele ne koke dhe pasi ka nxjerre një armë të cilën ia ka drejtuar punonjëses së bankës, e ka urdhëruar atë që të mbushte me lekë një qese që mbante në dorë. Për shkakun se ajo nuk i është bindur, ai ka qëlluar një herë me armë në ajër. Punonjësja e arkës e ndjerë e kërcënuar i ka mbushur qesen me lekë, të cilën ai e ka marre dhe është larguar me shpejtësi. 

Kjo grabitje ka zgjatur 38 sekonda në total.

Viktor Gushi sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë. Ai u arrestua me datën 28 mars 2012, një dite pasi kishte vrarë gjatë grabitjes Eleonora Kalocin arkëtare e një banke të nivelit të dytë në zonën e Sheshit “Shtraus”. 
Gushi u arrit te identifikohej nga banorët e zonës së “Don Boskos” vetëm pas fotos së publikuar në media ku fytyra e tij ishte fiksuar nga një kamere sigurie gjatë largimit nga vendi i ngjarjes”. 

Previous articleTakohen tek dermatologu. Beyonce nuk e duron dot Kim Kardashian
Next articleBB7, Fatjoni ndahet nga Matilda. Jona rrefen historine tronditese te jetes se saj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here