Home Politike Berisha: 100 vjetori, viti i të gjithë shqiptarëve

Berisha: 100 vjetori, viti i të gjithë shqiptarëve

641
0

Kryeministri i Sali Berisha tha sot se, 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në të gjithë historinë mijëvjeçare të kombit shqiptarë.

Ai e quajti vitin 2012 si “vitin dhe festën e të gjithë shqiptarëve”

“Ky vit që fillon më 28 nëntor të viti 2011 dhe vazhdon gjatë gjithë vitit 2012, duhet të shënohet me veprimtari ndër më të shumtat, të shumëllojtat,  të nderimit të sakrificës së shqiptarëve, luftërave, kryengritjeve, qëndresës së tyre për vendin e pavarur.”- tha Berisha.

Duke e quajtur ndarjen e shqiptarëve në 5 shtete, një prej padrejtësive më të mëdha që i janë bërë kombit shqiptarë, Berisha theksoi se në 100 vjetorin e Pavarësisë duhet duhet të nderojmë përpjekjet e shqiptarëve për bashkimin e trojeve shqiptare dhe sakrificat e tyre.

“Duhet të nderojmë mbretin e parë të shqiptarëve, i cili bëri të mundur që Pavarësia të shndërrohet në një realitet, të konsolidohet. Themelet e shtetit që u hodhën në Vlorë, u konsoliduan gjatë Mbretërisë së Zogut të I-rë. Shpresoj që ky 100 vjetor të jetë një frymëzim për historianët shqiptarë për të bërë atë që nuk kanë bërë sa duhet dhe si duhet, për të nxjerrë në shesh të vërtetat historike.”- tha kryeministri.

Kreu i qeverisë në fjalën e tij para ministrave, theksoi se 100 vjetori duhet të jetë 100 vjetori i kremtimit të vlerave të mëdha të kombit, pasi sipas kryeministrit, në këtë akt madhor kanë kontribut kryesorë dhe jo më të vogël, aspak  më të vogël, shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë, Malit të Zi, Diasporës, SHBA-së, dhe kudo tjetër.

Berisha njoftoi se së shpejti do të hapet konkursi për  monumentin e Pavarësisë në 100 vjetorin e saj, duke shtuar se gjatë këtij viti synohet të nisë ndërtimi i Parlamentit dhe i Stadiumit, të dy, sipas kreut të qeverisë,  projekte të cilëve qeveria  u qëndron, natyrisht brenda proçedurave ligjore.

“ Vepra më e madhe e këtij 4- vjeçari, tuneli tjetër Tiranë- Elbasan, është një tjetër monument, dëshmi e Shqipërisë 100 vjeçare, apo edhe Shqipëria dixhitale”- shtoi kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here