Home Aktualitet BE: Statusi i Shqiperise do te rishikohet ne Qershor

BE: Statusi i Shqiperise do te rishikohet ne Qershor

607
0

beKëshilli i Ministrave i vendeve të BE ka vendosur shtyrjen e dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë për verën e ardhshme.
Rreth orës 19:25 minuta të 17 dhjetorit 2013, ministrat e Jashtëm të BE-së kanë zyrtarizuar faktin se pavarësisht hapave të bërë para, statusi i Shqipërisë do të diskutohet sërish në muajin qershor 2014.

Ministri i Jashtëm lituanez Linkeviqius dhe komisioneri i Zgjerimit, Fyle theksuan se Shqipëria është në rrugë të mbarë, ka bërë hapa mbresëlënës, për t’i dhënë Statusin është çështje kohe, por duhet të thellojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Komisioneri për zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle, me një shënim në Twitter në orën 19:00 paralajmëroi se dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë do të shtyhet për në muajin qershor të vitit 2014.

ORA 19:30 MINISTRAT E JASHTËM BE: STATUSI SHTYHET PËR QERSHOR 2014
“Vlerësojmë procesin europian të Shqipërisë. Për t’i dhënë Statusin Shqipërisë është çështje kohe. Do kthehemi në qershor për këtë. Presim që Shqipëria të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, dha së pari lajmin mbi Shqipërinë ministri i Jashtëm lituanez, Linas Linkeviqius. Kjo pasi ai theksoi se “kemi nisur negociatat me Serbinë dhe mezi presim për konferencën në janar. Ramë dakord për negociatat për MSA me Kosovën. Vlerësojmë progresin nga Mali i Zi. Do takohemi nesër për këtë”, theksoi  Linkeviqius.

Më pas Fyle theksoi se “ka pasur zhvillime domthenënëse në Shqipëri dhe Këshilli  i BE i ka njohur, si konsensusi, masa për gjyqësorin, parlamentin, administratën publike, zgjedhjet e qeta një hap përpara për Shqipërinë. Po ashtu hapa në luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar. Pati një përpjekje të veçantë nga qeveria e re dhe është një moment i ri reformash. Ne kemi një ide të qartë për qershorin. Unë pres plotësisht siç ramë dakord në tekst, siç sugjeron teksti për sa kohë Shqipëria të vazhdojë punën e mirë do marrë statusin. Është në dorën e qeverisë për të punuar dhe për arritje domethënëse”, u shpreh Fyle.

I pyetur nga gazetarja shqiptare e ABC News, për “mbi 4500 të larguarit nga puna nga qeveria e re shqiptare”, ministri i Jashtëm lituanez u përgjigj: “Shqipëria ka bërë hapa mbresëlënës përpara, duke pasur parasysh reformat për integrimin. Nga shtatori nuk ka shumë kohë, por qeveria e re ka treguar se kanë mundësi për të mbajtur konsensusin politik. Për pyetjen tuaj nuk jam i lumtur bëhet fjalë për konsensusin, por është çështje kohe. Shqipëria është në rrugë të mbarë. Kjo çështje do zgjidhet në të ardhmen e afërt”.

Një tjetër pyetje mbi Shqipërinë u bë dhe nga gazetarja e “Top Channel”, Arta Tozaj: Vendimi do miratohet automatikisht në qershor? pyeti Tozaj. A do ketë kushte shtesë?

Ministri i Jashtëm lituanez u shpreh se “teknikisht nuk do thotë automatikisht në qershor, dmth një status që do jepet direkt, por është çështje kohe”. Ndërsa Fyle ndërhyri sërish, duke shtuar mbi Shqipërinë se “e kam bërë të qartë pozitën se Shqipëria ka ecur përpara, se vendet anëtare duhet të plotësojnë numrin. Janë ato çështje që Linkas përmendi: Nuk ka kushte shtesë dhe kjo është e rëndësishme për gjithë vendet anëtare. Së dyti: ka pasur vlerësim dhe mirënjohje për punën e bërë dhe dallohet në një prej paragrafëve specifikë, për progresin e bërë. Dhe elementi i tretë është parashikueshmëria që është e rëndësishme për pjesën më të madhe të vendeve anëtare, që i referohet takimit të ardhshëm të BE në qershor. Kam qenë në Shqipëri para pak kohësh për të nisur dialogun për prioritet kyçe dhe kam dialog të vazhdueshëm me qeverinë dhe opozitën me luftën kundër korrupsionit dhe krimit dhe jam impresionuar nga plani i autoriteteve dhe bashkëpunimi me opozitën dhe përditësimin e rregullt nga ata dhe besoj fort se këto angazhime do vazhdojnë. Jemi në rrugën e duhur.

Për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, komisioneri Fyle ka përgëzuar dy kryeministrat e dy vendeve për përpjeket për normalizim gjatë këtij viti me lehtësimin e ndërmjetësimit të Catherine Ashton. “Këshilli i ka njohur këto përpjekje. Miratimi i korinizës  për Serbinë. Do përgatitemi për konferencën në 21 janar. Do nxisim negociatat për MSA mes BE dhe Kosovës. Kam besim se do t’i përfundojmë në pranverë”, tha Fyle, duke shhtuar se “e mbyllim me një moment të ri në marrëdhëniet Turqi-Be. “Marrëveshja e firmosur dje për liberalizimin e vizave sjell më të mira, dinamizëm për vendet e BE dhe Turqinë. BE do jetë drejtues për reformat në Turqi, për sistemin ligjor dhe të drejat themelore”, tha Fyle.

Më tej theksuan se u diskutua për Shkupin, Bosnjë-Hercegovinën, dy vende ku integrimi ka ngecur, mbi paqen që kërkon vëmendje të vazhdueshme, përpjekje, bashkëpunim të ngushtë mbi debatin për sigurinë. “Mbështes Malin e Zi për sa i përjet gjyqësorit dhe të drejtave njerëzore. Progresi në këto fusha do reforma të vazhdueshme. Nuk mund të fshehë shqetësimet për Maqedoninë. Kishim shpresuar një marrëveshje për angazhimin e BE në këtë vend. Duhen hapa të prekshëm për hapa të mira fqinjësore. Shpresojmë të kalojë status-quo dhe hapat e ardhshëm së shpejti. Shqetësim i thellë se procesi i integrimit ka mbetur në Bosnjë-Hercegovinë. Politikanët duhet te hedhin hapa vendmitmarë për një marrëveshje të qëndrueshme për shtetin ligjor, që është jetik për integrimin”.

Ne konference u tha se liderët do kthehen të diskutojnë për situatën ekonomike dhe do diskutojnë mbi unionin bankar. “Këshilli Europian i rikthehet partneritetit me Lindjen në çështjet e Zgjerimit. Procesi nuk ka mbaruar. Ramë dakord të kthehemi në fund të vitit 2015 për këtë çështje”, bënë të ditur ministrat e Jashtëm të BE-së.

ORA 19:25 RAMA: VLERËSOHET PUNA E QEVERISË, STATUSI NË QERSHOR
Kryeministri Edi Rama ka folur në profilin e tij në Facebook në lidhje me dhënien e statusit të vendit kandidat. “BE: Kompromis mes arritjeve të Shqipërisë dhe ngërcit të brendshëm jashtë Shqipërisë. Vleresohet lart puna e qeverisë po vendimi në qershor!”, shkruan kryeminsitri Edi Rama.

ORA 19:02 FYLE: STATUSI NE QERSHOR
““Qeveria e re ka shtuar pë përpjekjet dhe reformat. Perspektivë e qartë për statusin kandidat në qershor. Njohim përparimin e bërë nga qeveria e Shqipërisë. Statusi për Shqipërinë shtyhet për në qershor”, shkruan Fyle në Twitter.
ORA 17: 40 BURIME PER A1 REPORT: STATUSI NE QERSHOR 2014

Statusi është duke shkuar drejt shtyrjes, pasi qeveria e Holandës është duke insistuar në vendimin e saj kundër.

Kjo gjë është bërë e ditur nga burime pranë qeverisë shqiptare për A1 Report. Sipas tyre, kjo gjë nuk është ende zyrtare, por nuk ka më surpriza pozitive në lidhje me dhënien e statusit të vendit kandidat.

Gjatë diskutimeve në këto orë, Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së theksi është vënë në korrupsioni dhe drëjtësinë në vendin tonë.

Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë BE-së.

“Kërkohet një raport i dytë nga Tirana në lidhje me ‘luftën ndaj korrupsionit dhe drejtësinë” bëhet e ditur nga burime pranë mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE-së.

ORA 17:05 PESE VENDET E BE, STATUSI TE JEPET NE QERSHOR
Më parë ishin edhe Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian të vilët janë të ndarë në qëndrimet lidhur me propozimin e Komisionit europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, pavarësisht se të gjithë njohin përparimin e bërë.

Ndërsa shumica e tyre janë në favor, pesë shtete anëtare Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Holanda dhe Danimarka, kanë propozuar në mbledhjen e pasdites së sotme një ndryshim në tekstin e projekt përfundimeve, ku kërkojnë që Statusi të jepet qershorin e ardhshëm, shkruan Zëri i Amerikës.

“Këshilli mirëpret veprime të mëtejshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe angazhimin e qeverisë së re për të intensifikuar përpjekjet në këtë fushë. Këshilli shpreson të marrë një vendim lidhur me dhënien e statusit të kandidatit Shqipërisë në qershor 2014, në varësi të miratimit nga Këshilli Evropian, me kusht që Shqipëria ta vazhdojë përparimin inkurajues të arritur deri tani”, lexohet në tekstin e propozuar nga 5 shtetet anëtare ku janë dhe ato me peshën me të madhe në Bashkimin Europian.

Ajo që bie në sy në këtë propozim është se kërkohet edhe që Komisioni europian të paraqesë një tjetër raport për Shqipërinë, pavarësisht se ai ka deklaruar se vendi i ka përmbushur detyrimet e tij ndaj Brukselit për cështjen e Statusit.

“Këshilli do të shqyrtojë, mbi bazën e një raporti që do të paraqitet nga Komisioni në muajin qershor, zbatimin e qëndrueshëm të strategjive për luftën kundër korrupsionit dhe reformën juridike, të legjislacionit të miratuar kohët e fundit si dhe të prirjes në vazhdim për hetimet dhe ndjekjet ligjore aktive, duke përfshirë ato në fushën e krimit të organizuar”, përfundon teksti i propozuar, i cili parashikohet të shoqërohet me debate gjatë mbledhjes së pasdites së sotme dhe komplikon dukshëm situatën, citon VOA.

Javën e shkuar tetë vende anëtare, përmes një letre drejtuar presidencës lituaneze të BE-së dhe Përfaqësues së lartë për politikën e Jashtme, Catherine Ashton, u shprehën në favor të Statusit për Shqipërinë duke vlerësuar se ajo i kishte përmbushur detyrimet e saj.

Vendimi përfundimtar duhet të merret nga Këshilli Europian, i përbërë nga kryetarët e shteteve dhe kryeministrat e vendeve anëtare, por që pritet të pasqyrojë të njëjtat qëndrime të ministrave të jashtëm.

ORA 13: 44 MINISTRI DANEZ: STATUSI KANDIDAT DO TE SHTYHET
Ministri danez për çështjet e Europës. Nick Haekkerup deklaron  “Statusi kandidat për Shqipërinë do të shtyhet”. Deklarata Nick Haekkerup  është bërë para hyrjes në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së.

Qëndrimi i Danimarkës është se Shqipëria ka bërë shumë progres por duhet të shikojmë rezultatet në një afat të gjatë përpara se të jepet statusi i vendit kandidat”- ka shpjeguar ministri danez për gazetarët.

Ministri ka shpjeguar se Danimarka është pranë Holandës në lidhje me qëndrim e Shqipërisë  cila sa i takon bllokut të vendeve “skeptike” mund të mbështetet edhe nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe. Në krahun e kundërt ndërkohë gjendet Italia, Austria, Hungeria, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Estonia dhe Irlanda, vende të cilat kanë mbështetur kandidaturën e Shqipërisë. Sipas tyre Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga BE, ashtu siç iu shpreh në një letër Lituanisë, e cila morri presidencën e rradhës së BE, si dhe baroneshës Catherine Ashton. Në mungesë të unanimitetit mes 28 vendeve anëtare, e nevojshme për të gjitha vendimet mbi zgjerimin e BE, Këshilli i Ministrave të Jashtëm mund të njohë progreset e shumta të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE, por njëkohësisht “mund të vijë me një shenjë të qartë që vendimi të merret në gjashtë mujorin e parë të  2014, raportojnë disa burime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here