Home Shendetesi Ilaçet dhe kurat natyrale që kurojnë sëmundjet e zorrëve, ulcerën, veshkat dhe...

Ilaçet dhe kurat natyrale që kurojnë sëmundjet e zorrëve, ulcerën, veshkat dhe reumatizmin

3480
2

Ju mund të kurseni duke përdorur ilaçe natyrale. Në rastet kur ju dhemb koka apo keni dhimbje të kyçeve mund të mendoni shumë zgjidhje alternative në vend të marrjes së aspirinës.

Foxnews thekson se duhet të pyesni doktorin tuaj para se të provoni diçka të re. Shoqata Botërore e Shëndetësisë pohon se më shumë se 65 për qind e popullsisë në botë përdor ilaçet natyrale ose popullore. Në suplementin e shëndetit të së shtunës, gazeta “Tirana Observer” boton të gjitha ilaçet natyrale që kurojmë sëmundjet më kryesore.

USHQIMET QË MBROJNË ZEMRËN
Ka me mijëra ushqime të plota me shumë vlera ushqyese, por disa prej tyre në këtë listë bëjnë më shumë se sa thjeshtë të dhurojnë vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojnë të shërohemi. Secili ushqim mbart në vete një listë të shumtë të efekteve shëruese. Si pjesë e një diete të shëndetshme, ushqimet e plota luajnë rol të rëndësishëm duke e ndihmuar trupin tonë që të funksionojnë në mënyrë optimale.

Ka me mijëra ushqime të plota me shumë vlera ushqyese, por disa prej tyre në këtë listë bëjnë më shumë se sa thjeshtë të dhurojnë vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojnë të shërohemi. Në fakt, secili ushqim në këtë listë mbart në vete një listë të shumtë të efekteve shëruese, duke filluar nga luftimi i kancerit gjer te zvogëlimi i kolesterolit, mbrojtja ndaj sëmundjes së zemrës dhe kështu me radhë. Ushqehuni me këto ushqime të shëndetshme dhe filloni të ndiheni më të shëndetshëm.

Kivi
Ky frut i vogël, plot me vlera ushqyese është gjithashtu përplot me vitaminë C (dyfish sasinë e portokallit), ka më shumë fibër se sa mollët, dhe mund bananet si ushqim me më shumë kalium. Përzierja unike e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në kivi ndihmon kundër sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes. Përzierjet natyrale të hollimit të gjakut që gjenden në kivi funksionojnë pa efekte anësore të aspirinës dhe gjithashtu ndihmojnë shëndetin vaskular duke zvogëluar formacionin e mpiksjes spontane të gjakut, zvogëlimit të LDL kolesterinës (kolesterina e keqe), dhe uljes së shtypjes se gjakut. Shumë studime kanë treguar se kivi jo vetëm që zvogëlon stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADN-s, por gjithashtu ndihmon qelizat e dëmtuara që të riparojnë vetveten.

Fasulet
Fasulet janë ushqim mrekullibërës. Ulin kolesterinën, rregullojnë sheqerin në gjak dhe prodhimin e insulinës, ndihmojnë shëndetin e traktit digjestiv (tretjen) dhe mbrojnë kundër kancerit. Nëse mendon për ushqime me fibër, proteina, dhe antioksidant ju sigurisht menjëherë ju shkon mendja tek mishi, frutat dhe ushqimet e plota, epo mendo më shumë – fasulet ofrojnë që të tria në një pako.

Spinaqi
Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes së të parit, është i mirë për funksionin e trurit, mbron kundër kancerit të prostatës, zorrëve dhe të gjirit, mbron kundër sëmundjes së zemrës, goditjes në tru (pika në tru) dhe dementis (çmendurisë); zvogëlon shtypjen e gjakut, është anti-inflamator, dhe është shumë i mirë për shëndetin e eshtrave. Spinaqi ka një mori të materieve ushqyese duke përfshirë këtu sasi të vitaminës K, kalcium, vitaminë A, vitaminë C, folat, magnez dhe hekur.

Qepët
Qepët kanë nam të keq për shkak të efektit të tyre në erë të gojës, por kjo nuk është e vetmja pjesë e trupi ky qepa ka efekt. Qepët përmbajnë enzimë të fuqishme që luftojnë kancerin, konsumimi i qepës ka treguar se ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostatës dhe ezofagut e gjithashtu është i lidhur me zvogëlimin e vdekshmërisë nga sëmundja koronare e zemrës. Hulumtimet sugjerojnë se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri. Qepët përmbajnë sulfide që ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe kolesterinës (kolesterolit), e gjithashtu përmbajnë edhe peptide që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të eshtrave duke stopuar humbjen e kalciumit dhe mineraleve tjera të eshtrave.

USHQIMET PËR DIARRENË
Diarreja nuk është një sëmundje, por një simptomë. Ajo shoqërohet me dhimbje barku. Dhimbjet dhe spazmat e barkut kanë dhe mjekimin e tyre popullor. Për diarre flitet kur heqja e barkut është më e shpeshtë se tri herë në ditë. Ndërsa kur ajo zgjat deri në disa ditë, flitet për diarre akute; nëse ajo zgjat me tepër se kaq, kemi të bëjmë me diarre kronike. Shpesh shoqërohet me të vjella. Shkaku më i shpeshtë i kësaj sëmundjeje janë gabimet kualitative dhe kuantitative në ushqim.

Zverdhja e hershme ose kalimi në ushqim të përzier mund të jetë shkaku për vjellje dhe diarre. Në disa raste diarreja, e shoqëruar dhe me përzierje, vjen si rezultat i alergjisë ndaj qumështit të lopës. Njerëzit që preken nga diarreja kanë etje të madhe, letargji dhe plogështi, sy të gropuara e pa lot, buzë të thata, zbehje në fytyrë dhe këputje të trupit. Shoqërohet me dhimbje barku dhe prerje të oreksit. Kjo zgjat për një periudhë më shumë se dy javë nëse nuk kurohet.

Lëngu i frutave
Në mjekësinë popullore lëngu i frutave ka dhënë rezultate të mira për të ndaluar diarrenë. Për përgatitjen e këtij lëngu nevojiten 150-200 gramë fruta, të cilat duhen zierë me 250 ml verë. Nga lëngu i përftuar pihet nga një filxhan kafeje e ngrohtë.

Karota
Karota është perime i pazëvendësueshëm për shëndetin e njeriut. Kjo perime këshillohet të konsumohet për të frenuar diarrenë. Ajo rregullon tretjen në lukth, duke aktivizuar qelizat parietale të tij, e njëkohësisht rrit peristaltikën e zorrëve, por ndërkohë është shumë efikase te diarreja.

Mendra dhe kamomili
Një kurë tjetër popullore është dhe ajo e përgatitur nga 50 gramë mendër dhe 50 gramë kamomil, të cilat përzihen së bashku. Nga përzierja merren tri lugë gjelle dhe vendosen në 500 ml ujë të valuar. Mbyllen për dy orë dhe pihen. Para buke nuk duhet të ëmbëlsohen, ndërsa pas buke duhet ta ëmbëlsoni çajin.

Hudhra
Për dhimbjet e barkut dhe spazmat, kur duket se janë të forta, përdoren 3-4 thelpinj hudhre të shtypura imët, që vendosen më pas në 100 ml raki të forte rrushi. Kjo mase pihet disa herë kur ndiejmë dhimbjet, derisa ato të ndalen. Ata që janë prekur nga diarreja dhe që pranojnë ushqim solid duhet të hanë banane, pilaf, drithëra të ziera, mollë dhe mish të zier.

Frutat e bimët
Në mjekësinë popullore hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër anemisë, te sëmundjet e aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (jashtëqitje e shpeshtë). Me mjaft sukses përdoret te sëmundjet e mëlçisë, zemrës, syrit dhe sistemit nervor.

Kakaoja, kuruese e shumë sëmundjeve
Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Për disa persona nuk ka shumë ndryshime nga një drogë. Kakaoja, mes të gjitha ushqimeve, është burimi më i pasur me “flavanoli”, substanca biologjikisht aktive, të cilat gjenden tek ushqimet bimore. Të mos i ngatërrojmë me “flavanoli”-t e verës, të cilat mungojnë te kakaoja. Ato janë substanca intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, që mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës.

Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. “Flavanoli” nxit një pjesë të mirë të përgjigjeve të neuroneve, që është reagimi i parë në bazë të fenomeneve shumë të vështira të kujtesës dhe kuptimeve.

Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Përbërësit e kakaos njihen si nga antioksidantët më të përqendruar dhe që ju mbrojnë realisht nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri. Po ashtu, mos harroni edhe çokollatën e zezë, e cila ju mbron nga rreziku i vdekjes.

Kakao:
Të mbron nga sëmundjet kardiovaskulare
Është antidepresive
Bën të mundur uljen e presionit të gjakut
Parandalon kancerin
Zhvillon kujtesën

Ja disa ilaçe natyrale të përdora nga miliona njerëz të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve:

1. Pini ujë: një praktikë shumë e thjeshtë në dukje, por parandalimi i etjes pengon dhe shfaqjen e shumë sëmundjeve si dhimbja e kokës, ngërçet dhe lodhja.

2. Kafeina: e gjendur në përmbajtjen e shumë ilaçeve pa recete, kafeina mund të qetësojë dhimbjen tuaj në rrugë natyrale duke pirë një filxhan kafe.

3. Vaji i peshkut: bëhet e ditur se vaji i peshkut qetëson dhimbjen duke ngushtuar enët e gjakut në tëmtha dhe pakësuar infeksionin. Ky është një lajm i mirë për ato që ankohen nga migrena.

4. Hani xhenxhefil ose pini hap xhenxhefili: kurimi i përzierjes së stomakut është shumë i vështirë me anë të ilaçeve pa recetë. Përdorimi i xhenxhefilit këshillohet veçanërisht tek gratë shtatzëna të cilat e kanë të ndaluar përdorimin e ilaçeve.

5. Kulpër: Kulpra është efektive ndaj infeksionit të kyçeve dhe duhet të përdoret nga personat që vuajnë nga këta dhimbje. Krahas kësaj qetëson sistemin nervor dhe të sjell gjumë.

Hudhra
Njerëzit që konsumojnë në masë hudhrën janë më pak të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak. Ky është një nga zbulimet e kohëve të fundit. Ajo ka veti dizinfektuese. Hudhra mund të konsumohet e gatuar, e njomë, por edhe e thatë. Në rastet kur ajo gatuhet, mundësisht jo shumë të butë, por më e mira do ishte të skuqet fare pak për të mos i humbur vlerat e saj.Një tjetër mundësi që na sjell mjekësia popullore është përzierja e majdanozit, grëmit dhe mustaqeve të misrit. Lëngu i përftuar nga këto bimë pihet për 5-6 ditë. Pas kësaj përzihet një lugë piper i zi i bluar, 1 lugë sheqer, pak kinë e shtypur dhe vezë e rrahur. Me këtë përzierje bëhen tableta, të cilat pihen nga 3 në ditë. Edhe ky mjekim përsëritet për 6 ditë radhazi.

Domatja, mbrojtësja e shëndetit
Dhjetë kokrra domate në javë ulin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet me 60 për qind.
Domatja është një nga perimet më të njohura për vlerat e saj kuruese. Për vlerat e saj ushqyese, domatja ka gjetur përdorim të gjerë. Ajo është e pasur me Vitamina C dhe A. Gjithashtu, domatja përmban kripëra minerale, acide organike etj. Ndër kripërat, vend të rëndësishëm zënë potasi, fosfori, kaliumi, hekuri, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit. Domatja përmban edhe antibiotikë bimorë si tomatina, e cila shërben në shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe të aparatit tretës. Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe të ulcerave kronike. Ai vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike. Gjithashtu, ajo ka veti kuruese edhe për nefritin, artritin dhe kapsllëkun.

Pas Vitaminës C dhe antioksiduesve, zbulimet e fundit për të parandaluar kancerin e vënë theksin te glikopeni, që është dhe përbërësi kryesor i domates. Për të luftuar plakjen, për të parandaluar kancerin apo për të pasur një lëkurë të bukur, asgjë nuk do të ishte më e çmuar se sa marrja gjatë vakteve të ditës të një “ilaçi” me emrin domate. Atë mund ta përdorësh të “gjallë”, në salcë, gjellë, sallatë, makarona, rizoto, supa, koktej (kokteji i famshëm “Bloody Mary” përgatitet me lëngun e domates) apo në gatime të ndryshme, për të cilat nuk është e nevojshme të konsultohesh me ndonjë mjek apo të kesh recetë për t‘i blerë.

Antioksiduese
Është vërtetuar se domatet kanë veti magjike, janë të shijshme, ekonomike, por mbi të gjitha janë aleate të çmuara për shëndetin. Prania e madhe e antioksiduesve shkatërron radikalet e lira, cilësohet nga shumë ekspertë si dhurata e natyrës, prandaj domatet luftojnë sëmundjet. Është zbuluar se këto substanca arrijnë rezultate të shkëlqyera, madje mund të krahasohen edhe me ilaçet tradicionale që mund të shkaktojnë edhe dëme. Domatet janë të pasura me betakaroten, likopen (substanca që u jep atyre ngjyrën e kuqe) dhe me vitaminat më të mira dhe më efikase se çdo gjë tjetër në luftën kundër plakjes.Jo më kot është cilësuar si fryti më i përhapur në botë pas mollëve, bananeve, rrushit dhe portokallieve. Në të vërtetë, nuk ka këshillë më të mirë sesa të hash ushqime që jo vetëm nuk të sëmurin, por mbi të gjitha të mbrojnë.

Antikanceroze
Laboratori i artë i natyrës është në gjendje të na ofrojë gjithçka, sidomos kur shkenca ka zbuluar me kujdes virtytet e produkteve të saj. Kërkimet mjekësore që shtohen vit pas viti kanë treguar se domatet dhe produktet e tjera ku ato përdoren kanë aftësinë të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit. Sipas ekspertëve, konsumi i rregullt i saj ul pothuajse me tri herë mundësinë për t‘u prekur nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, mushkërive apo pankreasit dhe se efekti “mbrojtës” i detyrohet tërësisht likopenit, përbërës që gjendet me shumicë te domatja dhe është një armë e fortë në luftën kundër kancerit. Fillimisht, diçka e tillë dukej e pamundur, por faktet tregojnë se likopeni dhe antioksiduesit e domates mund të parandalojnë dhe reduktojnë zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit, sidomos atij të prostatës te meshkujt, ndaj konsumi është i rëndësishëm për organizmin.

Konsumimi
Dhjetë kokrra domate në javë, të freskëta, të gatuara apo produkte të saj, mund të ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet me 60 për qind. Sigurisht që mjekët duan t‘i bindin njerëzit të hanë domate dhe produktet që rrjedhin prej saj, pasi mund të reduktojnë rrezikun e përhapjes së shumë llojeve të kancerit, por kjo nuk do të thotë se ata duhet të hanë vetëm domate. Por domatet duhet të jenë shoqërueset e para të një diete të pasur ushqimore me fruta dhe perime. Nga ana tjetër, ajo mund të ndihmojë edhe në uljen e kolesterolit të keq në gjak. Studimet e fundit të mjekëve finlandezë treguan se salca e kuqe e quajtur ndryshe “ketch up” largon kolesterolin e keq në organizëm. Sipas kërkimit finlandez, salca e kuqe, aq e dashur për anglezët dhe jo vetëm për ta, është një minierë e artë për zemrën dhe mjafton një sasi e vogël në ditë për të mbajtur tërësisht nën kontroll vlerat e LDL, të ashtuquajturin “kolesteroli i keq”.

Hithra, ilaç për veshkat, reumatizmin dhe artritin
Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun. Një gotë çaj në ditë lëng hithre, ilaç për veshkat, reumatizmin dhe artritin.Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës dhe verës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe tek të sëmurët me anemi.

Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek.Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Kjo bimë ndihmon edhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth. Për këtë qëllim mjekët rekomandojnë të pihet një gotë në ditë nga çaji i përgatitur i hithrës. Është mirë që ai të pihet herët në mëngjes për të dhënë dhe efektin e duhur. Një ndihmesë të madhe jep hithra edhe për një funksionim sa më të mirë të veshkave dhe sëmundjeve të tjera reumatike dhe artritin.
Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta.Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë.

Një tjetër mënyrë për të shëruar dhimbjet e reumatizmit është edhe vendosja e bimës së freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën.Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edh në rastet e diarresë. Që ky problem të kalojë shpejt dhe lehtë, duhet të pihet çaj hithre.Marrja e tij duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme për qetësimin e gjendjes. Te nënat me fëmijë të vegjël, përdorimi i hithrës ndihmon në prodhimin e qumështit aq i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës.Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit.Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet edhe për ata, që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokut. Për të pasur flokë të gjatë e të shëndetshëm rekomandohet larja e flokut me këtë bimë.Efektet anësore të hithrës janë ende të panjohura. Por, është e dëmshme të përdoret te personat, që kanë akumulime ujore si pasojë e aktivitetit të kufizuar të zemrës dhe veshkave, pasi është një çaj që nxit largimin e ujërave nga trupi.Hithra mund të përdoret në gatime për të zëvendësuar spinaqin, mund të përdoret si sallatë ose të zihet për supë.Hithra përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme.

Mjekimi popullor për dhembjet e shpinës
Midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërce në formë jastëku apo disku, i cili ndalon fërkimin e sipërfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehtëson lëvizjet dhe bën shpërndarjen e peshës së shtyllës. Kur ky jastëk prej kërci dëmtohet, humbet formën e tij normale, dhe del nga vendi duke shtypur kështu rrënjët e nervave që fillojnë pikërisht nga trupat e vertebrave, kemi të bëjmë me hernie diskale.Për të përmirësuar dhimbjet e shpinës dhe nervin shiatik, duhet të merrni 20 gjethe të njoma të Urthit. E zieni në 4 gota ujë për 20 minuta. Pasi kullohet, pini një filxhan çaji në mëngjes esëll dhe 1 filxhan çaji para gjumit të ëmbëlsuar me pak mjaltë. Kura vazhdon 1 muaj. Ndërkohë që prej vitesh aplikoj fizioterapinë kineze, masazh me akull dhe vaj për hernien diskale, nervin shiatik, spondiloatrozë të qafës dhe lumbare të shpinës, që ka pasur sukses në këtë drejtim. Çdo i sëmurë duhet të bëjë 10-15 ditë masazh çdo ditë, nga 30 minuta seanca.
Por, ekziston edhe një ilaç popullor: disa bimë në alkoolaturë që pihen 2 herë nga 20 pika para buke. Për nervin shiatik merrni 100 gramë tinturë jodi, 30 gramë vaj gruri, 4 lugë gjelle me vaj ulliri, 1 lugë gjelle me naftalinë, 30 tableta aspirina, 1 kuti rozmarinë të njomë. I përzieni në një enë së bashku dhe lihen në qetësi për 5 orë. Bëhet një formë pomade për lyerje pastaj çdo ditë. Me këtë i bëhet masazh këmbës për 15-20 minuta, atje ku është ngacmuar nervi shiatik. Kjo vazhdon 7-10 ditë rresht. Merrni 20 gramë kore shelgu, gjethe dhe sythe mështekne, 10 gramë lule shtogu, pak lule bliri, gjethe hithri si edhe këputje. Pasi imtësohen mirë dhe përzien, merrni 1 lugë nga kjo përzierje dhe e zieni në një enë me kapak të mbyllur për 5 minuta, me 200 ml ujë. Pas 10 minutash hiqet nga zjarri, kullohet dhe pihet sa më i ngrohtë. Nëse dhimbjet e nervit shiatik janë të forta, nga përzierja merrni 4 lugë, dhe i vloni 5 minuta në gjysmë litri ujë. Pas 10 minutash largohet nga zjarri, kullohet, ëmbëlsohet me pak mjaltë dhe pihet çdo 2 orë nga 1 gotë çaj, por të jetë sa më i nxehtë. Merrni 2-3 kallinj nga bredhi i bardhë. Përvëlojeni me 200 ml ujë të sapovaluar. Pas 2 orësh kullohet. Ëmbëlsojeni pak me mjaltë dhe pijeni të ngrohtë në mëngjes esëll dhe mbrëmje vonë, nga një gotë çaji.

Mjekësia bimore arabe për kurat me bimë natyrore
Nervi shiatik është ai nerv që inervon muskujt e pasmë të kofshës dhe të kërcit. Shtypja e këtij nervi nga një hernie diskale që del nëpërmjet vertebrës së 5-të lumbare dhe të parës sakrale (L 5- S 1), jep dhimbje që përhapet në të gjithë pjesën ku kalon ai. Kur hernia diskale del nëpërmjet vertebrës së 4-ët lumbare, dhe vertebrës së 5-të lumbare, ajo shtyp nervin e 5-të lumbar dhe vertebrës së 1-rë sakrale (S 1). Simptomat e kësaj sëmundje janë: mpirja e gjymtyrëve të poshtëm (këmbëve), dhembje e fortë dhe pamundësi ecje në distanca të gjata. Shkaqet më të rëndësishme të kësaj sëmundje janë: malcimi i nervit shiatik dhe rrëshqitja kërcore (hernia diskale) që shkakton shtypjen e këtij nervi.

Ilaçi për sëmundjen e nervit shiatik:
1. Ngrënia e një luge të vogël nga farat e bimës (harmel peganum – african rue), të bluara imët, një herë në ditë esëll në mëngjes, për 12 ditë rresht.
2. Ngrënia e një luge të madhe nga pjalma e mbledhur nga bletët, dy herë në ditë: një lugë para dreke me gjysëm ore dhe një lugë para darke me gjysëm ore. Pjalma e bletëve shquhet për përmbajtjen e grupit të vitaminave (B), një vitaminë shumë e rëndësishme për shëndetin nervor. Por nëse kjo sëmundje është shkaktuar nga rrëshqitja kërcore (hernia diskale), atëherë ilaçi për të është ky:
Lëvorja e bimës (Common caper bush; Latinisht: Capparis spinosa) duke e përdorur në formë komprese në qendrën e dhimbjes, për 20 minuta. Kjo gjë duhet të vazhdojë 10 ditë rresht. Tërheqim vërejtjen se lëvorja e kësaj bime konsiderohet prej bimëve të nxehta (që ka veprim nxehës në organizmin e njeriut) dhe përdorimi i saj për më shumë se 10 ditë është gabim. Mënyra e përgatitjes së kompresës është kjo: Bluhet një sasi e mjaftueshme nga lëkura e njomë bimës dhe vendoset mbi vendin e dhimbjes.

Si të largoni astmën dhe sinusitin
Disa nga këshillat ndihmojnë për kapërcimin e kësaj sëmundje, qoftë e shkaktuar nga cilido faktorë.

1. Lani jastëkët dhe çarçafët me ujë të nxehtë dhe i lini në diell që të marrin rrezet e tij në mënyrë direkte.

2. Mos vendosni tapete në dhomën e të sëmurit, përndryshe duhet t’i pastroni mirë ato vazhdimisht.

3. Lani kokën sa më shumë të mundeni gjatë javës, së paku tre herë, për të pastruar zbokthin me të cilin ushqehet mola. Këshillohet vendosja e një luge të madhe nga uthulla e mollës në ujin me të cilin lan kokën.

4. Lani mbulesat dhe batanijet e të gjithë familjes vazhdimisht në mënyrë të rregullt.

5. Ajrosni dhomën dhe mundësoni që rrezet e diellit të futen në të.

6. Për kurimin e gjendjes së nxjerrjes së sekrecioneve dhe të infeksionit të pjesës së sipërme të sistemit të frymëmarrjes këshillojmë që të përdoret menjëherë uthulla e mollës ose e rrushit, ose xhenxhenfili, duke marrë një lugë të madhe dhe ta përziesh me një gotë ujë, pastaj ta ëmbëltosh me një lugë të madhe mjaltë dhe ta pish. Këtë mund ta përsëritësh disa herë gjatë ditës dhe natës menjëherë në shfaqjen e këtyre simptomave.

7. Largoju rritjes së kafshëve shtëpiake dhe të zogjve brenda shtëpisë, ose së paku të mbahen larg dhomës së sëmurit.

8. Për kurimin e të vjellës së hidhët që zmbrapset nga stomaku këshillojmë të pini një gotë lëng kamomili në mëngjes dhe një gotë lëng koperi në mbrëmje. Këshillohet që ngrënia e darkës të bëhet herët, 2-3 orë para fjetjes.

9. Bllokimi i arterieve apo ngushtimi i tyre shkakton simptoma të ngjashme me këto të sinusitit, dhe për këtë këshillojmë përdorimin e hudhrës.

10. Simptomat e astmës shtohen edhe më shumë gjatë natës tek të prekurit nga alergjia apo infeksioni i sinuseve, si rezultat i grumbullimit të sekrecioneve që vijnë nga sinuset në rrugët e sipërme të frymëmarrjes nga që nuk nxirren në mënyrë të rregullt gjatë gjumit.

11. Pakësimi i simptomave të sëmundjeve alergjike, veçanërisht ato të astmës, mund të ndodhë edhe me largimin nga përdorimi i lëndëve të dëmshme për sistemin e frymëmarrjes, siç është duhani, thithja e aromave të ndryshme (temjanit), bojërat, përdorimi i parfumeve të ndryshme brenda shtëpisë, etj.

12. Këshillojmë zonjat që të mos neglizhojnë në përdorimin e maskave të gojës dhe hundëve gjatë përdorimit të lëndëve pastruese kimike në shtëpi, pasi që janë vënë re raste të reumatizmit që janë shkaktuar nga thithja e lëndëve kimike pastruese.

13. Ju kujtojmë se astma është sëmundje me pasoja të rënda për jetën, sa që në çdo 250 vdekje që ndodhin në botë, njëra prej tyre është për shkak të astmës.. Po sipas statistikave të OBSH-së, astma vihet në radhë me diabetin dhe cirrozën e mëlçisë për nga numri vjetor i pacientëve (15 milion raste) që kanë kaluar në invalidë për shkak të këtyre sëmundjeve, gjë e cila tregon për përhapjen dhe rrezikun e saj.

Misri si ilaç
Sot misri radhitet në drithërat më të rëndësishëm në botë. Shërben për ushqimin e njeriut, ndërsa përdoret edhe në përpunimin e prodhimeve industriale.
Misri përmban shumë pak yndyrë, ndërsa është i pasur me niseshte, albumina dhe sheqer. Përmban vitamina B dhe C, thartirë folike, fosfor, kalium dhe magnez. Me pjekje ose zierje, misri bëhet akoma më i shëndetshëm, sepse lirohen molekulat të cilat e mbrojnë organizmin nga ndikimet e dobëta të radikalëve të lirë. Kokrrat e misrit janë të pasura me fijeza të cilat e ulin nivelin e kolesterinës në gjak. Misri mbron nga kanceri, nga sëmundjet e zemrës, nga. katarakti dhe nga sëmundja e Alzhaimerit.
Misri u rekomandohet edhe shtatzënave në tre muajt e parë. Në mjekësinë popullore është i vlefshëm sidomos tufa e misrit, që është mjet i jashtëzakonshëm për tajit jen e urinës si dhe mjet shumë i dobishëm dhe jo i dëmshëm për dobësim (ulje të peshës). Përmban shumë fijeza bimore dhe kështu zvogëlon rrezikun nga shfaqja e kancerit të zorrës së trashë.
Çaji nga tufa e misrit përdoret te rastet e sëmundjeve të rrugëve urinare, te sëmundjet e zemrës, edemat dhe reumatizmi. Nëse përdoret një kohë të gjatë, i zbërthen gurët dhe e qet rërën nga veshkat.

* 1 lugë e tufës së tharë të misrit qitet në 3 dl ujë të valë. Zien 3 minuta. Pihet 3 herë në ditë nga një filxhan çaj.

Për uljen e tensionit të gjakut: 3 lugë miell misri qiten në 3 dI ujë të ftohtë. Lëngu i përgatitur nuk duhet të përzihet. Mielli lihet në fund të enës si telfe. Ky lëng duhet pirë çdo ditë, për një periudhë të gjatë kohore, ndërsa kujt i pëlqen, mund ta shfrytëzojë në vend të ujit.

Çaji për dobësim:

* 40 g kokrra misri qiten në l litër ujë dhe zihen 10 minuta. Çaji i përgatitur pihet gjatë ditës në sasi të vogla.

*l lugëz e tufës së tharë mirë (nëse nuk është plotësisht e tharë humb nga efekti), përvëlohet me një filxhan ujë të valë, lihet për disa minuta dhe kullohet. Merret nga l lugë çaji të nxehtë të pasheqerosur çdo 2-3 orë.

Mjekimi i shumë sëmundjeve i fshehur tek ushqimet
Keni probleme me aneminë apo lodheni shpejt? Mjekimi i shumë sëmundjeve të cilat shfaqen tek femrat është i fshehur tek ushqimet. Hidhini një sy pesë ushqimeve fantastike të botuara në revistën Reader’s Digest për t’u mbrojtur nga kanceri i gjirit apo dëmtimi i kockave në të ardhmen:
1. Mishi: Në krahasim me meshkujt anemia shfaqet më shumë tek femrat. Niveli i ulët i hekurit në gjak shkakton një lodhje të përgjithshme. Tek mishi pa yndyrë gjendet më shumë hekur dhe më pak yndyrë. Në 100 gram mish të pa pjekur gjenden 3 miligram hekur dhe 3 gram yndyrë. Mishi bën të mundur shtimin e energjisë dhe mund t’ju ndihmojë të dobësoheni.
2. Papaja: Papaja është një frut tropikal që përmban dyfishin e vitaminës C që përmban portokalli. Shtojeni këtë frut në sistemin mbrojtës ndaj sëmundjes së tëmthit. Një papaja me peshë 300 gr përmban 188 miligram vitaminë C dhe 119 kalori.
3. Farë liri: Bukëpjekësit e përdorin këtë produkt për t’i dhënë më tepër shije dhe finese prodhimeve të tyre. Por shkencëtarët thane se është e pasur me ostrogjen. Shkencëtarët të cilët shtuan farën e lirit në ushqimin e femrave me kancer vërtetuan ndikimin e saj në ngadalësimin e zhvillimit të kancerit. Kekët tuaj mund t’i zbukuroni me farëra liri. Ose në mëngjes mund të konsumoni ushqime me farëra liri.
4. Tofu: Produktet e pasura me proteinë ulin kolesterolin dhe forcojnë kockat. Isoflavone i gjendur në sojë ka një konstrukt të ngjashëm me ostrogjenin. Sipas një studimi të bërë mbi disa njerëz 90 miligram isoflavone është e dobishme për kockat dhe veçanërisht për palcën kurrizore. Ndërsa në një studim tjetër pohohet se një masë prej 50-75 miligram isoflavone në ditë është e dobishme. Gjysëm filxhani tofu përmban 25-35 miligram isoflavone.
5. Lakra e zezë: Përveç përmbajtjes në sasi të lartë të kalciumit dhe vitaminës D disa shkencëtarë treguan se përmban edhe vitaminën K, mbrojtëse e kockave. Studiuesit pohuan se tek femrat të cilat konsumojnë produkte të pasura me vitaminë K rreziku i plasjes së legenit është 30 % më i ulët. Shkencëtarët të cilët pohuan se edhe zarzavatet si lakra e Brukselit, spinaqi, brokoli janë një burim i mirë vitaminash theksuan se një sasi e vogël lakre e zezë është më e mira në mes tyre.

2 COMMENTS

  1. pershendetje..posedojm ilaqin barishtor medicinal per PERMIRSIMIN E QARKULLILIT TE GJAKUT….per PERMIRSIMIN E MEMORJES DHE KONCENTRIMIT..per VITALITETIN DHE MBAJTJEN E SHENDETSHME TE TE GJITH TRUPIT..per TRAJTIMIN E MELQIS SE ZEZ DHE TE VESHKAVE..per TE SEMURET NGA HEPATITI..per TRAJTIMIN E SEMUNDJES SE LEKURES SI PSORIAZA DHE EGZEMET..per TRAJTIMIN E DJEGIEVE…per ZVOGLIMIN E TE AJTURAVE,VENAVE TE ZGJERUARA..per ULJEN E SHTYPJES SE LART TE GJAKUT si edhe per TRAJTIM TE PAGJUMSIS ETJ..te interesuarit per ta siguruar ilaqin e ktyre llojeve te semundjeve mund te kontaktojn ne ket numer te tel 045945740 flm per mirkuptim …..ju garantojm per efikasitet,me ket ilaq do ta shpetoni trupin tuaj nga vuajtja e smeundjes…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here