Home Aktualitet Protesta e furgoneve drejt kryeministrise, mbeshtetet dhe nga ish ministrat e PD

Protesta e furgoneve drejt kryeministrise, mbeshtetet dhe nga ish ministrat e PD

575
0

bode-nokaPasi bllokuan për më shumë se 3 orë dy akset hyrëse në Tiranë drejtuesit e furgonëve 8+1 në këmbë u zhvendosen tek sheshi “Nënë Tereza” duke lënë automjetet në vendparkimet e caktuara nga policia.

Eksponentë të lartë të PD-së, mes tyre 4 ish-ministra, drejtojnë protestën e shoferëve të furgonëve 8+1 të cilët pasi bllokuan për gati 3 orë “Rrugën e Elbasanit”, pranë qytetit Studenti por dhe “Zogun e Zi” në Tiranë. Protestuesit kërkuan të protestonin para kryeministrisë me furgona por s’i lejoi policia.

Me protestuesit në rrugën e Elbasanit ishin ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, Luçiano Boçi, dhe ish ministri i Brendshëm Flamur Noka.

Ndërkohë me protestuesit te “Zogu i Zi”, në rrugën “Dritan Hoxha” ishin deputetët e PD-së Gent Strazimiri, ish ministri i Drejtësisë Eduard Halimi dhe ish ministri i Jashtëm Aldo Bumçi.

Fillimisht drejtuesit e mjeteve kërkonin të vendoseshin në shesh para Kryeministrisë së bashku me furgonët e tyre por policia nuk i lejoi pasi tha se leja e protestës ishte marrë për drejtuesit e shoferëve dhe jo për mjetet në shesh.

Gjatë protestës, pati dhe situata tensioni sidomos në rrugën e Elbasanit. Protestuesit bllokuan rrugën dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët disa herë u përpoqën t’i largojnë protestuesit nga rruga pasi po shkelnin ligjin. Ndërsa tek Zogu i Zi, rruga “Dritan Hoxha” u bllokua kahu i rrugës nga hyjnë makinat nga veriu e Durrësi të hyjnë në Tiranë, ndërsa në kahun tjetër, pra nga dalin nga makinat nga Tirana, kishte trafik.

ORA 12: 50 PROTESTUESIT TE SHESHI NENE TEREZA
Shoferët që protestonin në rrugën e Elbasanit janë vendosur në sheshin “Nënë Tereza” më pas do të vazhdojë drejt Kryeministrisë dhe më pas do të zhvendoset drejt Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Transporteve. Atyre po i bashkohen edhe shoferët që protestonin te Zogu i Zi.
Kërkesa e drejtuesve të mjeteve vazhdon të mbetet e njëjta me ato të ditëve më parë, për anulimin e futjes në fuqi të ligjit të vitit 1998, që i ndalon ata të kthehen pa pasagjerë nga destinacionet e tyre.

ORA 12: 27 PROTESTUESIT NISEN NE KEMBE DREJT SHESHIT

Protestuesit nisen në këmbë drejt sheshit “Nënë Tereza” lirohen dy akset hyrëse në Tiranë. “Nuk duam të rrëzojmë kryeministrin. Duam të nënshkruajë paktin me ne. Kthim dhe ardhje me pasagjerë”- tha Gëzim Kalaja.

ORA 12:00 NE RRUGEN E ELBASANIT FNSH KERKON TE HEQE SHOFERET NGA RRUGA
Policia nis të çlirojë rrugën. Situatë e tensionuar te rruga e Elbasanit. Forcat e FNSH-së heqin shoferët nga rruga.Ka dhe përplasje fizike me protestuesit dhe FNSH-së.

ORA 11: 50 KALAJA: RAMA TE FIRMOSE PAKTIN ME SHOFERET, KTHIM DHE ARDHJE PLOT
Gëzim Kalaja i kërkon Ramës të presë përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave dhe të nënshkruajnë paktin e mirëkuptimit që kërkojmë ardhjen e kthimit plot të pasagjerëve. “Ministri i transportit ta nënshkruajë paktin.”

ORA 11: 38 DEPUTETI I PD-SË: SHOFERET TE LEJOHEN DO TE SHPREHIN REVOLTEN PARA KRYEMINISTRISE
Deputeti i PD-së Luçiano Boçi mes protestuesve i kërkon policisë të mos i pengojë dhe të lejojë shoferët të protestojnë me furgona para kryeministrisë.
“ Unë bëj detyrën si deputet dhe mbështes të zgjedhurit e mi. E drejta e tyre nuk është antiligjore. Kërkesa e tyre është e drejtë. Ata të bëjnë ardhjen dhe kthimin me pasagjerë. Të mos pengohen të shkojnë në destinacione e protestës dhe të shprehin revoltën e tyre”- thotë Boçi

FNSH është tërhequr për të mos acaruar situatën, pasi para 30 minutash pati një tension mes protestuesve dhe FNSH.

ORA 11: 16 POLICIA: S’BLLOKOJME PROTESTEN POR S’DO LEJOJME BLLOKIMIN E RRUGES
Ka shtyrje fizike mes protestuesve dhe FNSH. Forcat e policisë kërkojnë të largojnë protestuesit nga rruga pasi po shkelin ligjin duke bllokuar rrugën. Në një prononcim për A1 Report policia e Tiranës thotë: “Nuk po pengojmë zhvillimin e protestës por jemi të vendosur për të mos lejuar bllokimin e Rrugës Elbasanit”

“Rruga e Elbasanit nuk është e përfshirë në kërkesën e lejen e protestës. Nuk lejojmë bllokimin e trafikut nga furgonët. Leja për protestën tek Kryeminstria është marrë për njerëz, jo mjete, prandaj ne kemi caktuar vendqëndrime në periferi të Tiranës dhe furgonët nuk do të hyjnë”- thotë policia.

Nga ana e tij kreu i Bashkimit të Sindikatave Gëzim Kalaja deklaron “Do të futemi me gjithë furgonë se nuk janë tanke. Ne nuk do të rrezikojmë Kryeministrinë”

ORA 11: 03 DREJTUESIT E FURGONEVE BLLOKOJNE RRUGEN E ELBASANIT
Drejtuesit e furgonëve janë ulur në gjunjë dhe kanë bllokuar Rrugën e Elbasanit në shenjë proteste për mos lejimin e tyre të protestojnë para kryeministrisë së bashku me mjetet e tyre 8+1. Dy deputetë të PD-së Ridvan Bode dhe Flamur Noka kanë shkuar pranë deputetëve. Mbërrijnë dhe forcat e FNSH dhe ka shtyrje fizike mes protestuesve dhe FNSH. Këta të fundit kërkojnë të lirohet rruga.

Policia sqaroi sot në mëngjes se leja është marrë që të protestojnë drejtuesit e furgonëve 8+1 si individë dhe jo të bllokojnë sheshin para Kryeministrisë me automjete. Madje ata shtojnë se në lejen e dhënë nga policia është caktuar dhe vendqëndrimi për mjetet.

Sipas lejes së policisë furgonët që vijnë nga Korça e Lindja do të kenë vend qëndrim te fusha e Qytetit Studenti. Për mjetet nga Veriu e Durrësi vendqëndrimi do të jetë te pallati i Sportit “Asllan Rusi”, ndërsa për furgonët e ardhur nga rrethet e jugut vendqëndrimi është në Kombinat

ORA 10: 24 FURGONET E ARDHUR NGA KORÇA JANE BLLOKUAR NE QYTET STUDENTI
Furgonët e ardhur nga Korça janë bllokuar në hyrje të Qytetit Studenti.

ORA 10: 20 POLICIA SQARON: KEMI CAKTUAR VEND PARKIMET

“Bazuar në shkresën e ardhur nga Bashkimi i Sindikata të Panvarura, Policia e Tiranës ka patur kontakte në vazhdimësi me drejtues të sindikatës, duke u garantuar zhvillimin normal të protestës. Po ashtu Drejtoria e Policisë së Tiranës ka marrë masa për zhvillimin normal të protestës, në drejtim të mbarëvatjes së saj dhe qarkullimit rrugor, duke mos cënuar zhvillimin normal të saj. Nga kontaktet e vazhdueshme, janë përcaktuar vendet e parkimit për furgonat (8+1) dhe pjesëmarrësit në këtë protestë, ku vend parkimit duhet të kryhet: në afërsi të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” dhe Fusha e Zezë në qytetin “Studenti Tiranë”. – thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

ORA 09:00 BASHKIM KALAJA: PO BLLOKOHEN FURGONET
Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, Bashkim Kalaja, që mbështet protestën thotë se policia po pengon furgonët të hyjnë në Tiranë dhe i ka ndaluar në periferi.

PROTESTA 2 ORE
Protesta që është parashikuar të zgjasë dy orë do të nisë nga sheshi “Nënë Tereza” dhe do të vazhdojë drejt Kryeministrisë dhe më pas do të zhvendoset drejt Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Transporteve. Kërkesa e drejtuesve të mjeteve, vazhdon të mbetet e njëjta me ato të ditëve më parë, për anulimin e futjes në fuqi të ligjit të vitit 1998, që i ndalon ata të kthehen pa pasagjerë nga destinacionet e tyre.

Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja ka kërkuar nga qeveria, që të negociojë me shoferët dhe të nënshkruajë një pakt social me ta, në të kundërt, do të shkohet në grevë urie dhe bllokim të akseve kryesore rrugore. Sipas kreut të sindikatave, pjesë e protestës së sotme duhet të jenë edhe të gjithë të diskriminuarit dhe të larguarit nga puna.

Reagon Ministri i Transporteve
Ndërkohë që drejtuesit e taksive 8+1 prej ditësh janë në protesta, Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë një tryeze që kishte në fokus sigurinë rrugore, ka krahasuar kushtet e sigurisë teknike të automjeteve aktuale me kioskat e dikurshme. Haxhinasto theksoi se është e domosdoshme që transporti publik të reformohet, pasi aktualisht shqiptarët udhëtojnë me mjete të padenja për një vend që aspiron integrimin europian.“Ju e kujtoni si ka qenë Parku “Rinia” dhe Lana plot me kioska, sot është transformuar dhe e dimë të gjithë, e njëjta situatë ndodhet sot dhe me transportin public, është i kjoskëzuar”, tha ministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here