Home Politike Zevendesohen ministrat qe hoqen dore nga mandatet etyre. KQZ ja lista e...

Zevendesohen ministrat qe hoqen dore nga mandatet etyre. KQZ ja lista e deputeteve te PS dhe LSI.

620
0

KQZkqzPas dorëzimit të mandatit të deputetit nga ministrat Ilirjan Celibashi, Eglantina Gjermeni, Milena Harito, Klajda Gjosha, Erion Veliaj, Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço, KQZ zgjedh sot emrat e tjerë që janë në listën shumemërore të zgjedhjeve parlamentare të 2013.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 18.12.2013, ora 10:00 nisi mbledhjen me rend dite, projekt-vendim: “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun e Gjirokastrës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të z. Erjon Veliaj”.

Kështu nga diskutimet rendi i ditës u votua dhe u vendos qe mandatin e Erjon Veliaj ta marrë Vladimir Kosta.
Në Fier, mandatin e deputetit pas Celibashit e merr Anduel Xhindi, të Haritos e mori Enkelejda Shkreli Shamku, të Gjermenit Adelina Rista, të ministrit Haxhinasto e merr Miranda Rira, të Klajda Gjoshës, Kejdi Mehmetaj dhe të Nasip Naços pritet ta marrë Selfo Kapllani.

Kejdi Mehmetaj shënon kështu një prej rasteve të rralla në historinë e parlamentit shqiptar sa i përket moshës së re. Ajo është vetëm 21 vjec dhe u zgjodh në bazë të listës emërore dhe të kriterit të përfaqësimit të gjinisë femërore që ishte më pak e përfaqsuar në këtë rast

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here